Çfarë ishte Kongresi i Elbasanit?

Çfarë ishte Kongresi i Elbasanit?

251
0
SHPËRNDAJE

Kongresi i Elbasanit (2-8 shtator 1909) ishte mbledhje me karakter mbarëshqiptar, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe për probleme të tjera.

Morën pjesë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare. Kongresi vendosi që të themelohej në Elbasan një shkollë e mesme pedagogjike shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.

U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi”, e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe.

Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshëm lëvizjes kombëtare dhe luftës për hapjen e shkollës e të shkrimit shqip.371kongrs1908jh11-640x483