Faraonesha egjiptiane që ishte dashnorja e perandorëve romakë

Faraonesha egjiptiane që ishte dashnorja e perandorëve romakë

762
0
SHPËRNDAJE

Si u lidh Kleoptara me Romën?

Ndërsa Kleopatra ishte ne mërgim, Pompei u përfshi në luftën civile të Çezarit. Pas disfatës së tij në betejën e Farsalus, në vjeshtën e vitit 48 p.e.s, Pompei u largua nga forcat e Çezarit, për në Aleksandri për të kërkuar strehim. Ptolemeu, vetëm trembëdhjetë vjeç në atë kohë kishte ngritur një fron për veten e tij në port nga ku ai vrojtonte dhe në 28 shtator të vitit 48 p.e.s, Pompei u vra nga njëri nga oficerët e tij, i cili ishte nën urdhërat e Ptolemeut. Atij iu pre koka përpara gruas së tij dhe fëmijëve, të cilët ishin në anijen të cilën ai sapo e kishte zbarkuar.

Ptolemeu, thuhet ta ketë urdhëruar vdekjen e Pompeit për t’i hyrë në zemër Çezarit për t’u bërë një aleat me Romën me të cilën Egjipti ishte në borxh në atë kohë, megjithëse ky akt ishte një llogaritje e gabuar nga ana e Ptolemeut. Kur Çezari arriti në Egjipt dy ditë më vonë, Ptolemeu u prezantua para tij me kokën e shkëputur të Pompeit, Çezari ishte i tërbuar. Pavarësisht se ai ishte një armik politik i Çezarit, Pompei ishte një konsull romak dhe i veu i të vetmes vajzë të ligjshme të Çezarit, Xhulias, e cila vdiq në lindjen e një fëmije. Çezari konfiskoi kryeqytetin Egjiptian dhe e vendosi veten si një arbitër midis armiqësisë së Ptolemeut dhe Kleopatrës.

Marrëdhëniet me Jul Çezarin.kleopatraa2

E etur për të përfituar nga zemërimi i Çezarit ndaj Ptolemeut, Kleopatra u fut fshehurazi në pallat per t’u takuar me Çezarin. Plutarku në “Jeta e Jul Çezarit” jep një përshkrim të shpejtë të mënyres se si ajo u fut në pallat duke i kaluar rojat e Ptolemeut e mbështjellë me një tapet që shërbëtori i saj po mbante. Ajo u bë e dashura e Çezarit dhe nëntë muaj pas takimit të tyre të parë, ajo i dha jetë djalit të tyre Ptolemeut Çezar, i quajtur ndryshe Çezarion.

Në këtë pikë Çezari i braktisi planet e tij për të marrë Egjiptin dhe ne vend të kësaj, duke mbështetur Kleopatrën në pretendimet e saj për fronin. Pasi u bë Rrethimi i Aleksandrisë, Çezari mposhti ushtrinë e Ptolemeut në Betejën e Nilit. Ptolemeu XIII u mbyt në Nil dhe Çezari i ktheu Kleopatrës fronin e saj të cilin ajo do ta ndante me vëllain e saj më të vogël Ptolemeun XIV.

Pasi Çezari u largua nga Egjipti ai la atje një ushtri romake të përbërë prej tre legjionesh nën komanden e oficerit të tij. Megjithëse, kur u takuan, Kleopatra ishe vetëm 21 vjece dhe Çezari ishte 52 vjec, ata u bënë të dashur deri gjatë qëndrimit të Çezarit në Egjipt midis 48 p.e.s dhe 47 p.e.s. Kleopatra qartësoi se Çezari ishte babai i djalit të saj dhe i shprehu dëshirën Çezarit që djali të ishte pasardhësi i tij, por Çezari refuzoi, duke zgjedhur nipin e tij Oktavianin në vend të tij.

Kleopatra, Ptolemeu XIV dhe Çezarioni vizituan Romën në verën e vitit 46 p.e.s. Mbretëresha Egjiptiane qëndroi në një nga vilat e Çezarit. Marrëdhënia midis Çezarit dhe Kleopatrës ishte e dukshme në sytë e popullit dhe kjo gjë ishte skandaloze sepse diktatori romak ishte i martuar. Por Çezari madje ngriti një statujë të artë të Kleopatrës që përfaqësonte Isis (perëndeshë egjiptiane) në tempullin e Venus Genetriks (paraardhësja mitike e familjes së Çezarit).

Oratori romak Ciceroni në letrat e tij të ruajtura se ai e urrente mbretëreshën e huaj. Kleopatra dhe shoqëruesit e saj ishin në Romë kur Çezari u vra në 15 mars 44 p.e.s. Ajo u rikthye me të afërmit e saj në Egjipt. Kur Ptolemeu XIV vdiq i helmuar nga motra e tij më e madhe, Kleopatra e bëri Çezarionin bashkësundimtar dhe pasardhës dhe i dha atij epitetin Theos Philopator Philometor.

Marrëdhëniet me Mark Antoninkleopatraa3

Në 41 para Krishtit, Mark Antoni, një nga sunduesit e Romës pas vdekjes së Çezarit, dërgoi mikun e tij më të mirë, Quintus Dellius në Egjipt për të thirrur Kleopatrën në Tars që të takohej me Antonin dhe për t’iu përgjigjigjur pyetjeve në lidhje me besnikërinë e saj.

Gjatë luftës civile romake thuhet se ajo e kishte paguar shumë para Cassiusin. Duket se në të vërtetë Antoni dëshironte premtimin e Kleopatres për të mbështetur luftën e tij kundër Partianëve. Kleopatra mbërriti në shtetin e madh, dhe e magjepsi Antonin, aq shumë sa që ai zgjodhi për të kaluar dimrin e 41p.e.s-40p.e.s me të në Aleksandri.

Për të mbrojtur veten dhe Çezarionin, ajo urdhëroi Antonin të vriste motrën e saj Arsinoe, e cila ishte dëbuar në tempullin e Artemisës në Efesin e kontrolluar nga romakët për rolin e saj në krye të rrethimit të Aleksandrisë.

Ekzekutimi u krye në 41 p.e.s në shkallët e tempullit dhe kjo shkelje e shenjtërores së tempullit skandalizoi Romën. Kleopatra kishte ekzekutuar edhe strategun e saj të Qipros, Serapion, i cili kishte mbështetur Cassiusin në kundërshtim nga dëshirën e saj. Më 25 dhjetor 40 para Krishtit, Kleopatra lindi binjakët nga Antoni, Aleksandër Helios dhe Kleopatra Selene II.

Katër vjet më vonë, Antoni vizitoi Alexandrinë përsëri gjatë rrugës për të bërë luftë me Partianët. Ai ripërtëriu marrëdhëniet e tij me Kleopatrën, dhe nga kjo pikë e tutje, Aleksandria ishte shtëpia e tij.

Ai u martua me Kleopatrën, sipas ritit egjiptian (një letër e cituar në Suetoni e sugjeron këtë), edhe pse ai ishte në atë kohë martuar me Oktavian Minor, motra e triumviratit Oktavian. Ai dhe Kleopatra kishin një fëmijë tjetër, Ptolemi Filadelfus.

Në Donacionet e Aleksandrisë në fund të vitit 34 para Krishtit, pas pushtimit të Armenisë nga Antoni, Kleopatra dhe Çezarioni u kurorëzuan bashkëkrerët e Egjiptit dhe Qipros; Aleksandër Helios u kurorëzua kryetar i Armenisë, Medias dhe Partias; Kleopatra Selene II u kurorëzua kryetare i Cirenaikës dhe Libisë; dhe Ptolemeu Filadelfus u kurorëzua kryetar i Fenikisë, Sirisë dhe Kilikisë. Kleopatrës iu dha edhe titulli “Mbretëresha e Mbretërve” nga Antoni.

Marrëdhëniet midis Antonit dhe Oktavianit, ishin të copëtuara për disa vjet dhe më në fund u ndërprenë në 33 para Krishtit, dhe Oktaviani bindi Senatin të vërë një luftë kundër Egjiptit. Në 31 p.e.s forcat e Antonit u ballafaquan me romakët në një luftë detare në brigjet e Aktiumit.

Kleopatra ishte e pranishme me një flotë të sajën. Sipas Plutarkut, Kleopatra mori fluturimin me anijet e saj në kulmin e betejës dhe Antoni pas saj. Pas betejës së Aktiumit, Oktaviani pushtoi Egjiptin. Ndërsa i afrohej Aleksandrisë, ushtritë e Antonit u shkatërruan nga Oktaviani më 1 gusht, 30 para Krishtit

Ka një numër tregimesh të paverifikuara rreth Kleopatrës, nga të cilat një nga më të njohurat është se, në një nga darkat e përbashkëta me Antonin, ajo me shaka vuri bast se ajo mund të shpenzojë dhjetë milionë sestertii (monedha) në një darkë. Ai e pranoi bastin. Natën tjetër, ato patën një darkë që kushtoi aq sa ishte thënë nga Kleopatra. Rreth kësaj ndodhie flet Plini Plak, 100 vite pasi darka kishte ndodhur.