Ç’është çështja shqiptare?

Ç’është çështja shqiptare?

876
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Besir BAJRAMI

Për hir të festave kombëtare të nëntorit, marr shkas të shkruaj për origjinën, apo shkakun e gamës së pasojave shumëdimenzionale me të cilat për çdo ditë merren mediat, politika dhe shoqëria jonë në përgjithësi.
Procesi edukativo-arsimor për t’u njohur me rrënjët e çështjes shqiptare, siç duket çalon nëpër institucione, andaj informatat në këtë drejtim janë të nevojshme për të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, që më pas të dijmë ta artikulojmë drejtë ndërkombëtarisht kërkesën për zgjidhje.
Shqiptarët janë një komb i krijuar përreth gjuhës së tyre, ata nuk kanë pushtuar popujt tjerë, e as nuk kanë patur fuqi institucionale për t’i asimiluar tjerët, që do të thotë se gjuha e tyre (rrënja e identitetit kombëtar) nuk është e mësuar, apo e indoktrinuar nëpër institucione, mbi etni të ndryshme, por ajo është trashëguar te ajo pjesë e mbetur e popullit vendas që ka arritur të mbijetoj falë maleve të gadishullit Ilirik, e t’i mos përkulet pushtuesve deri në asimilim, ashtu siç ka ndodhur me shumicën e vendasve tjerë.
Ky popull ka përjetuar në vazhdimësi restrikcion fizik, si pasoj e ekspasionit të vazhdueshëm të popujve tjerë më të rinjë përreth.
Problemi kyç i shqiptarëve është se si të mbijetojnë kundrejtë invazioneve të vazhdueshme. Forma më stabile e organizimit shoqëror dhe politik që njihet deri më tani ndërkombëtarisht, e cila siguron më së miri mbijetesën e ketij populli, është shteti-komb. Ky nuk është një opsion i shtruar për kompromis, por kërkesë jetike dhe e drejtë e një populli. Pikërisht këtu i ka fillet çështja shqiptare, apo problemi i një populli të ndarë dhe të kolonizuar.
Sot, në shekullin 21, shqiptarët vazhdojnë të jenë një komb që është ndarë me dhunë në shumë shtete (pranimi i kësaj ndarje, do të thotë nënshtrim ndaj dhunës), në mënyrë që të mbesin si minoritete në shtetet përkatëse dhe gradualisht të vazhdojnë të tkurrendrejtë një vendi mundësisht sa më të vogël e më të dobët, siç ka mbetur Shqipëria e sotme administrative (pa kapacitetin e saj të plotë të burimeve njerëzore, politike, ekonomike dhe natyrore), apo të shpërndahen nëpër botë, si një ndër mundësit e pakta për të mbijetuar ekonomikisht.
Në të gjitha shtetet përreth Shqipërisë administrative, kemi shqiptar autokton, që janë shndërruar në minoritete, të kolonizuar në shtetet e krijuara nga pushtuesit. Më shumë shqiptar vendas jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, se sa brenda sajnuk kemi asnjë rast të ngjajshëm, të paktën në Europë, ku pjesa më e madhe e një kombi (pa marr parasysh nëse janë autokton apo pushtues), të jetë i ndarë jashtë shtetit të tyre përkatës.
Kërkesa e natyrshme e shqiptarëve është që të bashkohen në një shtet kombëtar deri aty ku aktualisht mbijetojnë si autokton dhe ajo pjesë e vogël e pushtuesëve që ka vazhduar ndërkohë të depërtoj më thellë në territoret e sotme shqiptare, të pranoj statusin e minoritetit në një Shqipëri etnike, e jo ajo pakicë pushtuese që jeton brenda tyre, me ndihmën e shteteve përkatëse satelite, të vazhdoj të mbaj të kolonizuar, të pushtuar dhe të ndarë shqiptarët nën statusin e minoriteteve etnike në sa më shumë shtete përreth Shqipërisë së tkurrur administrative.
Faktorët kryesorë që e zvaritin zgjidhjen e çështjes shqiptare janë interesat kontradiktore ndërkombëtare të poleve gjeostrategjike që kanë ndikim në Ballkan, dhe dobësimi i vetëdijesimit kombëtar në masën shqiptare, rrjedhimisht edhe te udhëheqësit e tyre të sotëm modern, të cilëve u duket demode vullneti i trashëguar i kombit të tyre (si pasoj e dobësisë argumentuese që del nga rrethi vicioz: politikë-arsim-media-politikë), e nuk dijnë të bëjnë trysnin e nevojshme diplomatike në arenën ndërkombëtare, e as të jenë koherent në artikulikimin e kërkesave të tyre për bashkim kombëtar.
Por sot, kur akoma nuk është deformuar, shtypur dhe zhdukur vullneti i drejtë e i trashëguar i shqiptarëve, dhe kur më shumë vlenë forca e së drejtës se sa e drejta e forcës mbi ta, shqiptarët e kanë më të lehtë të shfrytëzojnë të drejtat ndërkombëtare për të transmetuar atë vullnet nëpërmjet politikës, madje pikërisht transmetimi i vullnetit të popullit nëpërmjet politikës, është shtylla kryesore e demokracisë.
Të drejtat e njeriut, si ajo e lëvizjes së lirë, apo mbrojtja nga diskriminimi etnik; të drejtat civile e politike individuale; të drejtat ndërkombëtare, si ajo e vetëvendosjes së popujve, e mbrojtjes së sovranitetit kombëtar dhe e drejta historike (aty ku akoma mbijetojnë), shërbejnë si mbështetje juridike, politike dhe morale, që e drejta e shqiptarëve të përkrahet e zgjidhet nga institucionet kombëtare e ndërkombëtare.
Zëri i atyre që akoma vazhdojnë të kërkojnë zgjidhjen e çështjes shqiptare, ka filluar të zbehet si pasoj e kompromisit që rezultoj me pavarësinë e një pjese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë administrative, e që i shtron rrugë një degëzimi (ndarje?) të mëtutjeshëm të kombit shqiptar, që paradoksalisht shquhet e vlerësohët pikërisht për ruajtjen e unitetit kombëtar që në origjinë dhe ajo pjesë që është degëzuar përgjatë historisë, nuk identifikohet sot me kombësinë shqiptare, që nënkupton se degëzimi i mëtutjeshëm, do të thotë tkurrje e mëtutjeshme e kombit shqiptar.
Mohimi që i bëhet vullnetit të popullit autokton shqiptar që sot gjindet nën shtetin e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, por edhe atyre në Kosovë, duke u’a ndaluar referendumin për vetëvendosje, është shkelje e rëndë e të gjitha atyre të drejtave themelore ndërkombëtare që përmenda më lartë, dhe krijim i standarteve të dyfishta.
Përderisa edhe sot, shumë shqiptar vazhdojnë të kërkojnë të dëshpruar të drejtat e tyre njerëzore e ndërkombëtare, të tjerët nuk mund të qëndrojnë duarkryq e të sillen me përbuzje ndaj tyre, sepse për çdo: Kozmopolit; Nacionalist; Humanist; Politikan; Ekonomist/Biznesmen; Student; Arsimtar; Jurist; Gazetar; Historian; Fetar; Ateist; Artist; Shkrimtar/Poet; Sportist; Analist/Opinionist; Filozof; Sociolog; Psikolog; Antropolog; Arkeolog; Gjuhëtar; Gjeograf; Astrolog; Spiritualist; Materialist; Mjek; Ushtar… E për të gjithë ju të tjerët, me profesionet apo profilizimet tuaja që nuk janë përfshirë më lartë, apo me idetë, idealet dhe bindjet tuaja, pra, për të gjithë njerëzit: kauza shqiptare, apo çështja shqiptare, është koncepti më ideal për ta mbrojtur, përkrahur, promovuar dhe zgjidhur, për hirë të moralit dhe etikës që qëndron në bërthamën e njerëzisë, por edhe të çdo profesioni, krijuar dhe ideuar nga njerëzimi, për, dhe në shërbim të individit, shoqërisë dhe natyrës.
Kozmopoliti Duke mos e parë njerëzimin të ndarë në etni e kombe, për kozmopolitin është shumë me rëndësi që këto njerëz që jetojnë në këtë hapësirë të Ballkanit, të mos diskriminohen pikërisht për shkak të përkatësisë së tyre etnike apo kombëtare, duke krijuar për ta standarte të dyfishta politike. Përderisa kozmopoliti kundërshton ndarjen në mes kombeve të ndryshme, është tragjike për të që të ekzistoj ndarje brenda një kombi.
Poshtu, vlerat tradicionale të shqiptarëve duhet të rruhen dhe vlerësohen si pasuri botërore. Andaj kërkesat për zgjidhje të çështjes shqiptare, duken të drejta edhe në qoftë se shihen nga këndvështrimi kozmopolit.
Nacionalisti Çdo nacionalist në botë, do të kishte lakmi të ketë rastin të mbroj një komb që buron që nga errësirat e historisë dhe si i tillë është vendosur gjithnjë në pozitë vetëmbrojtëse për mijëra vjet me radhë, duke u tkurrur në vazhdimësi dhe ende nuk e ka përjetuar formimin e shtetit të konsoliduar kombëtar, ashtu siç kanë patur mundësi të gjithë përreth shqiptarëve.
Në këtë rast, çdo njeri ndoshta edhe përkohësisht do të bëhej nacionalist, deri sa të arrihet rehabilitimi i këtij kombi, duke shtuar këtu edhe arsyet tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e pasurive dhe vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të këtij populli, që pa një dozë të theksuar të nacionalizmit, kjo nuk do të ishte e mundur në një shoqëri të kolonizuar dhe pa autoritet shtetëror.
Nacionalizmi i këtij kombi, mbi të gjitha është human, sepse ka mundësuar mbijetesën e njerëzve të quajtur si shqiptar. Ky lloj i nacionalizmit, nuk e tejkalon vetëdijesimin kombëtar, andaj mund të jetë funksional edhe për ruajtjen e shteteve kombëtare dhe të merret si model për të harmonizuar kërkesat e çdo nacionalizmi ndërkombëtar.
Humanisti
Çështja shqiptare mbi të gjitha është kauzë humane. Edhe nëse i zhveshim shqiptarët nga të gjitha identitetet e tyre, mjafton që t’i shikojmë si një tufë njerëzish të strukur në këto vende për mbijetesë kundrejtë invazioneve të vazhdueshme, do të ngjallte ndjenjat humane të çdo njeriu në botë, për të ndihmuar këto njerëz të quajtur si shqiptar. Çdo profesion apo profilizim, ka në vetëvete dozen përkatëse të humanizmit.
Politikani
Detyra kyçe e çdo politikani është që të transmetoj më sukses vullnetin e popullit të tij dhe ta implementoj atë nëpërmjet mekanizmave demokratik. Kur politika nuk e bën punën e vet, nis lufta. Kështu që për çdo politikan, çështja shqiptare është një kauzë e madhe që ja vlenë që të merresh me të, për shkak se shqiptarët kanë përjetuar shumë luftëra si pasoj e politikanëve që nuk e kanë bërë me sukses punën e vet.
Ekonomisti/Biznesmeni Aktivitetet ekonomike ishin ato që të parët patën mundësinë të çajnë kufijtë politik e etnik të popujve. Çështja shqiptare kërkon çarjen e kufijve brenda kombëtar, që ndër të tjera edhe aktivitetet ekonomike e kërkojnë të njëjtën qasje. Një treg më i madh rezulton më një ekonomi më të zhvilluar. Duke administruar një territor më të madh, mund të thithen më shumë burime ekonomike. Andaj, edhe për një biznesmen, zgjidhja e çështjes shqiptare është bazike dhe e drejtë.
Studenti Simboli i energjisë rinore, nxënjes, ndryshimit, përparimit dhe revulucionit, gjithnjë e ka mbajtur peshën e demostratave dhe rezistencës aktive për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Por edhe për ata që nuk i përkasin etnisë shqiptare, vetija e studentëve për të reaguar ndaj padrejtësive e obligon çdo student, pa marr parasysh etninë, që të kontriboj në zgjidhjen e çështjes së drejtë shqiptare.
Arsimtari E luan rolin e trashëguesit të dijes dhe nxënjes me njohuri te brezat e ri, për vetëveten, shoqërinë, botën dhe gjithësinë. Njohuritë për botën dhe gjithësinë, tani jemi duke i importuar në sistemin tonë edukativo-arsimor dhe mund të themi se plotësojnë një standart të kënaqshëm të kualitetit, por çalojmë në njohuritë për vetën dhe kombin tonë.
Te shqiptarët, rolin e edukuesit/arsimtarit e ka luajtur familja si institucioni më i respektueshëm shoqërorë, që është forcuar si pasoj e rrethanave nën pushtime dhe pa autoritet shtetëror. Sot, një pjesë e madhe e këtij roli i ka kaluar arsimtarit në institucionet tona të njoma edukativo-arsimore, dhe për të patur efektin e njëjtë edukues siç e ka patur familja, te shqiptarët, arsimtari duhet të përpiqet më shumë se zakonisht që ndodh te popujt tjerë. Është detyrë e vështirë por e shenjtë.
Nevoja për njohuri kombëtare në kushtet kur shqiptarët nuk kanë njohuri për të ngjajshmin, apo bashkëkombësin e tij në skajet më të largëta të territorit të vet, e bën punën e arsimtarit bazike, që shqiptarët të dijnë të artikulojnë qartë kërkesat e tyre të drejta për vetëvendosje kombëtare.
Një arsimtar i pa vetëdijësuar kombëtarisht, krijon udhëheqës shtetëror të pa vetëdijësuar kombëtarisht dhe i fut shqiptarët në një rreth vicioz pa rrugëdalje të qartë.
Juristi Është i obliguar që të krijoj dhe mirëmbaj ligje për të përkahur një çështje kombëtare që mbrohet me të gjitha të drejtat ndërkombëtare të popujve dhe të kërkoj zgjidhjen e kësaj kauze nëpërmjet legjislacioneve juridike.
Gazetari Në vendin e shqiptarëve prodhohen shumë lajme nga dinamizmi i problemeve që është tejet i lartë dhe aty ku shumëçka nuk shkon si duhet, ka shumë hapësirë për të hulumtuar dhe paraqitur realitetin senzacional në media. Por detyra e mediave nuk është vetëm të transmetoj lajmin, por edhe të kultivoj zgjidhjen e problemeve, andaj për çdo gazetar, për veç ndërgjegjes morale, ka edhe detyrë profesionale që të preukupohet me problemin e shqiptarëve.
Historiani Pasojat e së tashmes gjindën në shkaqet e së kaluarës. Çështja shqiptare buron nga historia dhe në bazamentin e saj qëndron e drejta historike, por është aktuale përderisa ky popull akoma mbijeton dhe sot ne i jetojmë pasojat e së kaluarës, si edhe bëhemi shkak i pasojave të së nesërmes.
Poashtu, arsyje tjetër që çështja shqiptare bën për vete çdo historian është se ky popull shihet nga studiuesit e kulturave si muze i gjallë i kësaj bote të globalizuar dhe çdo historian është i obliguar moralisht por edhe profesionalisht që të përkrah vetëvendosjen e këtij kombi për mënyrën se si do të mbijetojnë më tëj.
Shqiptarët prodhojnë më shumë histori se sa mund ta konsumojnë vet, prandaj çështja e tyre gjithnjë ngjallë interes edhe te historianët ndërkombëtar.
Fetari Shqiptarët kanë përjetuar krijimin, pranimin, shpërndarjen dhe ndrrimin e feve, që nga antika. Në kulturën shqiptare feja ka zënë vend të veçant, duke nisur që nga mitologjia, që është një formë e vjetër e fesë, kanuni që është një besim në rregulla të trashëguara gojore (kotodama), paganizmi e monoteizmi.
Skepticizmin që shpesh e tregojnë shqiptarët për një formë të re të një feje, trëgon atë se akoma janë të lidhur shpirtnisht me një formë më të vjetër të fesë, e jo se shqiptarët nuk janë fetar.
Përndryshe, çdo fe është kundër invazioneve dhe lejon vetëmbrojtjen.
Liria nis nga rrethi yt i ngushtë, që nga individi, familja, shoqëria dhe kombi yt, për të vazhduar më tej. Shqiptarët kanë përjetuar invazione në vazhdimësi dhe gjithnjë kanë luftuar për vetëmbrojtje, kështu që çdo fetar është i obliguar nga feja e tij që të përkrah këtë komb gjatë përpjekjeve të tij për liri, sepse të rallë janë ato popuj që e kanë kaq të qartë kauzën e tyre për çlirim kombëtar.
Gjithashtu, çdo fetar mburret me atë pjesë të shqiptarëve që i përkasin fesë së tij, për shkak të aftësisë së trashëguar për harmoni fetare që i karaktërizon ato. Muslimanët e vëçojnë atë së shumica e shqiptarëve janë musliman, prandaj ekziston kjo harmoni, sepse shumica e toleron pakicën.
Ndërkohë, numri i shqiptarëve të krishter është i mjaftueshëm për të bërë trazira, por ata e kanë dëshmuar se nuk e kanë atë vullnet, madje pikërisht toleranca e tyre ndaj muslimanëve shqiptar e ka mundësu këtë harmoni, si dhe tolerancën e ndrrimit të fesë nga të krishter në musliman.
Pjesëtarët e feve tjera, poashtu ndihen komod të përqafojnë çdo lloj feje që ata mund të zgjedhin, për shkak të kësaj klime të harmonisë dhe mosdiskriminimit fetar që mbretëron te shqiptarët.
Arsyeja e vërtëtë e kësaj harmonie është së kombi shqiptar nuk është ngjizur përreth një feje, shteti, apo interesi ekonomik e gjeopolitik, ashtu siç ka ndodhur me shumë kombe më të reja, por është vazhdimësi e natyrshme përreth një gjuhe, pra, daton që nga krijimi i gjuhës së vet (primordializmi) dhe raportet më fetë i ka vetëvëtiu reciprokisht të barazpeshuara, sepse asnjë fe nuk ka luajtur ndonjë rol më të veçant se tjetra, gjatë ngjizjes së këtij kombi.
Harmonia fetare brenda një kombi, siç është te shqiptarët, mund të shërbej si model ndërkombëtar, për të zgjidhur kontestet ndërfetare në mes kombeve.
Ashtu siç i lidh shqiptarët origjina e ngjizjes së tyre kombëtare perreth një gjuhe të përbashkët që trashëgojnë, ashtu mund ta lidh gjithë njerëzimin origjina e ngjizjes njerëzore perreth vlerave humane të përbashkëta që trashëgojmë, e që janë pjesë përbërëse të çdo feje.
Ateisti Ata që nuk besojnë në Zot, mund të gjëjnë më shumë arsyje përse të mos besojnë në ligjet hyjnore, për shkak se shumë njerëz mund të bazohen në ironinë e fatit dhe rezultatin kontradiktor për një popull “në të drejtën e Zotit”, i cili është në tkurrje fizike të pandërprerë gjatë gjithë historisë së tij, që do të thotë së në rastin e shqiptarëve, ligjet hyjnore nuk paskan qenë në funksion.
Natyra e shqiptarit që mundohet t’ja dal i vetëm, duke mos bësuar në fatin paraprak, por se njeriu është autori i fatit të tij, mund të shihet si një element më shumë që mund të përdoret nga ateistët si argument se shqiptarët kanë prirje për ta mohuar Zotin.
Gjithashtu, për arsyet e njëjta për të cilat mburren fetarët me shqiptarët, mund të mburren edhe ateistët. Ata ndihen të pa diskriminuar në qoftë së zgjedhin të jenë ateist, madje si shkak të harmonisë fetare ndërmjet shqiptarëve, ateistët ja atribojnë ateizmit, duke aluduar në atë se fetarët shqiptar vetëm së deklarohen si të tillë, në fakt shumica e tyre nuk janë praktikues të feve, që nënkupton së shumica e tyre mund të jenë ateist.
Madje edhe shteti i parë ateist në botë ishte periudha e Shqipërisë komuniste dhe jo rastësisht ky popull e pranoj (duroj) për gjysëm shekulli, një sistem të tillë që vet e përshtati.
Artisti Shumicës së artistëve nëpër botë u duhet që nëpërmjet fantazisë të krijojnë veprat e tyre.
Në rastin e shqiptarëve, artistët duhet që vetëm ta transmetojnë këtë realitet të jashtëzakonshëm dhe kjo do të mjaftonte që arti i tyre të konceptohet si i suksesshëm.
Shkrimtari/Poeti Ashtu si në rastin e artistëve, edhe për shkrimtarët e poetët, realiteti shqiptar, më gjithë këtë histori, tragjedi, sakrificë, përpjekje për çlirim e përparim, është burim frymëzimi i pazëvendësueshëm për të qenë të suksesshëm në punën e tyre.
Sportisti Përderisa sporti bashkon njerëzit e kombeve të ndryshme, është non sense që të mos bashkoj një komb në mes veti. Vet natyra e sportit kërkon takim, ballafaqim, njohje të ndërsjelltë dhe shkëmbim të përvojave. Me zgjidhjen e çështjes shqiptare, burimet njerëzore do të shtoheshin, për rrjedhojë edhe sporti do të përforcohej në cilësi.
Analisti/Opinionisti Ata që janë të zot për të shoshuar çdo çështje të ndërlikuar në shoqëri, e kanë detyrim moral e profesional që ta paraqesin kombtarisht e ndërkombtarisht çështjen e qartë të shqiptarëve, e të mos e ndërlikojnë atë si pasoj e dobësisë së tyre argumentuese (profesionale dhe morale).
Filozofi Filozofia e drejtë e çështjes shqiptare, gjindet në bazat e të gjitha të drejtave të njeriut, andaj bën për vete çdo filozof, për ta mbrojtur dhe promovuar atë.
Sociologu Kur problemi është në bërthamë, duke mohuar të drejtat ndërkombëtare të njeriut, edhe shumë probleme sociale derivojnë po aty.
Andaj, zgjidhja e çështjes shqiptare do të zgjidhte pjesën më të madhe edhe të problemeve sociale, kështu që obligon çdo sociolog që ta zgjidh shkakun e pasojave më të mëdhaja sociale të këtij populli që quhet si shqiptar.
Psikologu Mohimi i të drejtave bazike të një populli, bëhet shkak për shumë deformime në masë, ndër të tjera janë edhe ato psiqike. Zgjidhja e një problemi kombëtar përmirëson multidimenzionalisht njerëzit, duke përfshirë edhe gjendjen psiqike të tyre.
Antropologu
Antropologjia gjenetike, duke krahasuar popujt europian dhe ato perreth Mesdheut, veçon haplogrupet e ADN-së shqiptare si më të vjetra, më autoktone dhe për mijëra vjet më të pa përziera; ndërkohë, antropologjia fizike e veçon racën dinarike, alpike e mesdhetare, si pjesë përbërëse të racës shqiptare, me tipare më të forta të kalitura për mbijetesë, si rezultat i rrethanave ekstreme përgjatë evoluimit të tyre antropologjik.
Për arsyje shkencore, antropologu është i interesuar që ky popull mos të përzihet apo të zhduket, që nënkupton se ata janë në përkrahje të çështjes shqiptare.
Arkeologu
Shqiptarët kanë krijuar dhe trashëguar ndërtime që nga antika dhe për shkaqe shkencore është e nevojshme që të ruhet e analizohet kjo trashëgimi drejtëpërdrejtë te populli i cili në mënyrë lineare e ka trashëguar kulturalisht atë veti dhe prirje.
Andaj, për arkeologun është më me rëndësi që i njëjti popull të ruaj dhe kultivoj trashëgimin e vet, kështu që vullneti i drejtë i këtij kombi për të vetëvendosur statusin e tyre politik dhe shoqëror, mbrohet e përkrahet edhe nga arkeologu.
Gjuhëtari
Për gjuhën shqipe janë shkruar mijëra përfundime shkencore nga studiues ndërkombëtar, se sa e vlefshme, e veçantë dhe e vjetër është ajo. Krijimi i saj nuk është degëzim, por zhvillim linear i pandërprerë, që nga parahistoria.
Për një gjuhëtar është shumë e rëndësishme që kjo gjuhë të ruhet e të mos përzihet, ata nuk duan ta studiojnë atë vetëm si relikt i së kaluarës, por si formë e gjallë e identitetit kulturorë të një populli, në mënyrë që të shihet së si mund të zhvillohet më tej një gjuhë që buron që nga antika, kur moshataret e saj tani më konsiderohen si gjuhë të vdekura.
Rrjedhimisht, për gjuhëtarët është jetike që të mos mohohet e drejta e trashëgimisë dhe kultivimit të kësaj vlere ndërkombëtare, andaj parasegjithash ata e përkrahin vullnetin e drejtë të këtij populli për të vetëvendosur mënyrën e tyre të mbijetesës së mëtutjeshme.
Gjeografi
Relievi ku kanë mbijetuar shqiptaret, është kryesisht malor dhe për gjeografin është me rëndësi të studiohet raporti i këtij populli me formën fizike të tokës, që është shrytëzuar si mbrojtje nga invazionet.
Poashtu, heterogjeniteti i theksuar i brendshem i shqiptarëve për nga aspekti etnologjik dhe kulturorë në përgjithësi, perveç rrethanave historike, mund të ndërlidhet edhe me jeten e tyre në një gjeografi ekstremisht të dallueshme, ku raporti i njeriut me natyren dhe relievin, krijon dallime e prirje shumëdimenzionale.
Astrologu
Është me interes fakti se si në kulturën shqiptare, që nga antika, kemi të dokumentuara njohuri mahnitëse për astrologjinë. Si shembuj mund të përmendim simbolet kozmologjike në veshje, bizhuteri dhe tatuazhe të trashëguara; në ndërtimet megalithike, që janë të sinkronizuara me trupat qiellor; në mitologji; kalendare; dhe në etimologjinë e disa fjalëve shqipe.
Prandaj, mbijetesa e kësaj kulture nëpërmjet vetëvendosjes së tyre, është e rëndësishme edhe për arsyje shkencore, përveç atyre humanitare.
Spiritualisti Ashtu si te fetarët, edhe te spiritualistët në përgjithësi, është me rëndësi të studiohet mbështetja që ky popull ka patur në anën shpirtërore, si formë balansimi ndaj sakrificës së përgjithshme.
Shqiptarët kanë krijuar dhe pranuar forma të ndryshme shpirtërore të besimit, duke përfshirë norma të ndryshme shoqërore të trashëguara dhe të evoluara ndërkohë. Një popull më jetë të pasur shpirtërore, është më i qëndrueshëm në raport me sfidat, vështirësitë dhe fatkeqësitë, si dhe më i zoti që ta artikuloj drejtë ngritjen e vetë të gjithanëshme.
Mbijetesa e mëtutjeshme e këtij kombi, ndër të tjera do të mundësoj edhe hulumtimin e modeleve tjera shpirtërore që mund të shërbejnë ndëkombëtarisht.
Materialisti Për materialistët ekonomik, zgjidhja e çështjes shqiptare do të mundësonte vjeljen e më shumë burimeve të të mirave materiale, apo përfitime materiale në një treg më të madh kombëtar pa kufij të brendshëm.
Ndërkohë, si pasoj e rrethanave historike ku janë kalitur, nga këndveshtrimi kulturor, antropologjik dhe social, mund të themi se shqiptarët janë shumë të polarizuar në sjelljet e tyre. Përderisa kemi qasje subjektive të theksuar, duke reaguar në bazë të besimit, emocioneve, bindjeve, qëndrimeve, etj, njëkohësisht nga qasja subjektive kalohet te ajo objektive me një lehtësi të madhe, që do të thotë praktikim, realizim, apo reagim deduktiv konkret në objektiv nga induktivja subjektive.
Kjo tregon se shqiptari mund ta shikoj si objekt/material edhe njeriun, kur beson se ka arsyje subjektive për një qasje të tillë. Madje edhe besimin në përgjithësi e ka tejet të kushtëzuar në argumentin material, apo epikurist.
Mjeku Mjekësia është mbi të gjitha një profesion humanitar. Të njëjtat arsyje që i kam përmendur më lartë së përse e bën për vete çështja shqiptare një humanist, do të vlenin edhe për mjekët, duke theksuar këtu nevojat e shtuara mjekësore për një popull që përballet më shumë lloje të luftrave, që nga invazionet e popujve të huaj, deri të luftrat për mbijetesë ekonomike.
Ushtari
Sakrifikimi fizik i vetes për hirë të sovranitetit kombëtar, është detyra e shenjtë e ushtarit, e qartësuar me të drejtat ndërkombëtare, edhe pse sot kjo detyrë keqpërdoret e devijohet ndërkombëtarisht, në rastin e shqiptarëve, akoma vlenë shenjtërija e pastërtia e qartë e detyrës së ushtarit.
Çdo njeri që do të ndjehej i gatshëm të sakrifikohej, qoftë edhe fizikisht në mbrojtje të një populli nga invazionet e jashtme, mund ta gjejë veten në luftrat e shqiptarëve për çlirim dhe mbrojtje të sovranitetit kombëtar, për të siguruar paqen te brezat e ri.
Kjo listë me profesione e profilizime, mund të vazhdoj deri në pafundësi, sepse çdo devijim dhe ikje nga çështja e drejtë shqiptare, është në përpjestim të drejtë më devijimin moral, etik, humanitar dhe profesional në radhë të parë.
Gëzuar festat e nëntorit!
________ Referenca:
§ Kozmopoliti dhe Humanisti: 1) Albert Einstein, bashkë me koloset tjerë të shkencës së letrave, si Heinrich Mann, Josef Bajza, Max Hildebert Boehm, Karl Fritzler, Zenon Kuziela, Martin Spahn, Branimir Jeliq dhe Josip Milkoviq, shkruajnë një letër në shenjë proteste për vrasjen e albanologut kroat Milan Sufflay në Zagreb, ku vrasësi serb merr me vete për ta zhdukur edhe librin e pa përfunduar të tij “Codex Albanicus” – Einstein Accuses Yugoslavian Rulers in Savant’s Murder, APPEAL TO THE INTERNATIONAL LEAGUE OF HUMAN RIGHTS 125, AVENUE DE WAGRAM, PARIS (New York Times May 6, 1931);
2) Ashley Wood (shkrimtare, mësuese, poliglote dhe eksploruese e kulturave): “Unë aq shumë u frymëzova nga kjo kulturë unike, sa që kam krijuar “Zërat shqiptarë” me shpresën që ta bëj të njohur këtë kulturë me pjesën tjetër të botës – Albanian Voices (2014);
3) Humanitarian intervention: the case of Kosovo – Helsinki, Finland : Kluwer Law, 2002; The International Institute for Strategic Studies: NATO’s humanitarian war over Kosovo (2000); The American Journal of International Law: Kosovo and the Law of “Humanitarian Intervention” (1999)
§ Autoktonia dhe tkurrja fizike: 4) Robert Gordon Latham (etnolog dhe filolog anglez): a. “Aborigjenët (vendasit/autoktonët) e botës. Të parët duhet të përmendim baskët e Pirinejve dhe shqiptarët e Shqipërisë; Mbijetesa e shqiptarëve u shërben etnologëve të shekullit 19 për tu njohur me një kohë (shumë para fillimit të historisë) kur disa seri komplekse të një populli janë shpërndar në vazhdimësi në të gjthë Europën, nga Shqipëria në Finland, nga Spanja në Skandinavi, seri populli që tani është thyer e ndarë. Shqiptarët mbijetuan për shkak të natyrës së padepërtueshme të vendit të tyre, e cila i ka shpëtuar nga fati i të ngjajshmëve me ta në Gali, Gjermani, Itali, Greqi dhe Sarmati. Shqiptarët mbijetuan sepse pyjet dhe malet ishin për ta, ashtu si rrethi i Artikut ishte për lapët, apo kënetat dhe moçalet për finlandezët” – The eastern origin of Celtic nations, proved by comparison of their dialects – Forming a supplement to researches into the physical history of mankind; b. “Popujt që kanë humbur më shumë territor që para fillimit të histories, janë Shqiptarët dhe Ugrianët. Ata që kanë fituar më shumë territor në kurriz të tyre janë Sarmatianet, Gjermanët, Latinet dhe Keltët. Sllavët janë arrdhacak të ri, apo europianët e fundit” – The Native Races of the Russian Empire (1854);
5) Dorothy Margaret Vaughan (historian angleze): “Perveç shqiptareve, asnje nga popujt e Ballkanit nuk janë autokton; ata të gjithë ishin pushtues” – Europe and the Turk: a pattern of alliances, 1350-1700 (1976);
6) Public opinion: “Nëse ekziston një racë në botë që mund të quhet si autoktone, atëhere ajo eshte raca shqiptare, e formësuar nga pasardhesit e pellazgeve dhe e ka ruajtur me shekuj kualitetin unik të energjisë e inteligjencës qe i ka karakterizuar të parët e tyre” – Volume 34 -The Public Opinion Co., Princeton University (1903);
7) Albert Pike (shkrimtar, avokat, mason): “Shqiptarët janë ilirët, kjo është përgjigjeja më e mirë edhe për emrin Pellazg. Ilirët nuk ishin as gotikë, as sllav, as finik (grupi racor i finlandezëve) apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autokton”
8) Henry Noel Brailsford (gazetar anglez): “Nga të gjithë popujt që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë” – Macedonia: Its Races and Their Future
9) Henry Neville Hutchinson (klerik, gjeolog, paleontolog dhe antropolog): “Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit. Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore” – Living Races of Mankind, vol.2;
10) Julius Pokorny (gjuhëtar dhe historian austriak): “Ilirët për mrekulli u kanë mbijetuar mbi 33 invazioneve” – Who were the Illyrians, Substrattheorie und Urheimat der Indogermanen (1936);
11) Alexandre Lambert (historian zviceran): “Shteti më i vogël i Europës ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër europian; A është e drejtë që pas gjithë këtyre lufëtrave të zhvilluara në territoret shqiptare gjatë shekullit 20-të, shekulli që u karakterizua me përparimet më të mëdha në historinë e njerëzimit duke sjellur dhe përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies materiale e kulturore të të gjithë popujve të botës, të ketë akoma njerëz, të cilët qëllimisht të mos duan të kuptojnë se pse Shqipëria mbeti shteti më i varfër i Europës?!; Europa duhet të jetë krenare që të ketë ne gjirin e saj popullin shqiptar, që shquhet si shume tolerant dhe që nuk ka marr pjese në asnjë masakër” – Nga intervista me titull: “Europa sabotoi historinë tuaj në shekullin 19, kur Ilirinë e quajti Ballkan” (2010); 12) John Douglas Cook, Philip Harwood, Walter Herries Pollock, Frank Harris dhe Harold Hodge: a) “Nëse thirrja “Pellazgjija per pellazget” do te realizohej, atehere duhet t’ju jepet shqiptareve i gjithe jugu, prej ne Pirinej deri ne mes te Azise se vogel. Por Lidhja shqiptare e kesaj kohe duhet te kenaqet me nje percaktim shume me te vogel” – The Saturday review of politics, literature, science and art, vol.51 (1881); b) “Argumentet filologjike të zotit Fornander, na kujtojnë fuqishëm ato me të cilat M. Benloew tregoi së fundmi (libri “Greqia para grekëve”/La Grèce avant les Grecs) se shqiptarët jo vetëm janë pellazgë, por se pellazgët dikur zotëronin pjesën më të madhe të jugut të Europës dhe një pjesë të mirë të Azisë Lindore” – The Saturday review of politics, literature, science and art, Volume 45 (1878);
13) Branisllav Nushic (gazetar, romancier, dramaturg, satirist, eseist dhe themelues i retorikës moderne në Serbi): “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjët.
  • Studiues dhe shkenctar shumë të rëndësishëm, që shkruajnë për autoktoninë e shqiptarëve dhe tkurrjen e vazhdueshme të tyre, janë pa fund, duke mos lënë anash edhe përmbledhjet nga Enciklopedi te ndryshme nëpër botë, si: Encyclopedia Britannica – a dictionary of arts, sciences, vol.1: “Shqiptarët janë populli më i vjetër i Europës Jug-Lindore. Historia dhe legjendat nuk na ofrojnë asnjë të dhënë se ata janë të ardhur në Ballkan” (1866); Encyclopedia of Muslim World: “E tillë është Shqipëria, një margaritar i harruar, në duart e njerëzimit. Jo shumë kombe mund të mburren për një histori të lashtë dhe shumë antike. Shumica i lidhin fillimet e tyre me migrimet nga kontinente ose vende të tjera, por jo Shqipëria. Shqiptarët janë ndoshta popullsia më e vjetër që banon rajonin e Mesdheut dhe një nga kulturat më të vjetra në historinë botërore. Ata nuk migruan ose erdhën nga diku tjetër, ata thjesht kanë ekzistuar në zonën e njohur si Ballkan. Shqiptarët, në thelb ishin luftëtarë, ku shembuj të mirënjohur janë Aleksandri i Madh, Konstandini i Madh, Justiniani dhe Diokleciani. Mbret i madh i Epirit u konsiderua si një konkurrent i madh i Perandorisë Romake. Strategjia luftarake e Pirros i dhanë atij kontroll mbi Epirin dhe në fqinjët. Gjuha shqipe jep mjetin e vetëm të mundshëm për një shpjegim racional të kuptimit të emrave të Zotave të lashtë grekë si dhe të pjesës tjetër të krijimeve mitologjike, aq saktësisht sa të korrespondojnë me karakteristikat që u atribuoheshin këtyre hyjnive nga njerëzit e atyre kohëve. Shpjegimet konfirmojnë që mitologjia e lashtë greke ishte e huazuar, në tërësinë e saj, nga Iliro-Pellazgët. Për shembull, Zeus mbijeton si “Zot” në gjuhën shqipe. Lutja ndaj emrit të tij është formë e zakonshme betimi mes shqiptarëve të kohëve të sotme. Athena (Minerva Latine), Perëndesha e Urtësisë ashtu si shprehet në “E thëna.” Thetis, Perëndesha e Ujrëave dhe Deteve, do të ngjante me shqipen “Det”, që do të thotë “deti.” Në mënyrë interesante, fjala “Uliksi”, qoftë në trajtën e vet në latinisht apo në greqisht “Odiseus,” që do të thotë “udhëtim,” është e shkruar me “d” ose “l” dhe të dyja format janë të përdorura në Shqipëri” (2003); First Encyclopedia of Islam (1913-1936): “Maqedonet u terhoqen ne malet e Albanise, ku u bashkuan (shkrijne) ne popullin qe ishin te se njejtes farë e fis” (1993) The Biblical world, vol.41: “Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – më e vjetër se popullsitë latine dhe greke; Idealet e tyre janë europiane e jo aziatike” (1913); Catholic world, Volume 113: “Deri kohët e fundit, ishte menduar se maqedonasit dhe epirotët ishin dy fise greke, por tani, besimi i dijetarëve është se asnjëri prej tyre nuk ishte grek, por ishin stërgjyshërit e shqiptarëve” (1921); Enciklopedia e madhe greke, vol 19, f.873: “Gjyshërit e shqiptarëve të sotëm, që ishin pellazgët, kanë jetuar që nga kohërat parahistorike në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm dhe duke ndërtuar struktura të ndryshme me vlerë të jashtëzakonshme”;
§ Nacionalisti; Politikani dhe Ushtari: 14) George Fred Williams (ambasador amerikan në Greqi dhe Mal të Zi): a. “Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet si skandali I qytetërimit europian” – The Albanians (1914); b. “Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën. Shqipëria do të jetë e lirë. Ajo i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar gjakun e kombeve të tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje e të mbytur në gjak nga faji i Europës. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj, se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time” – The Albanians (1914);
15) Mary Edith Durham (antropologe, shkrimtare, artiste angleze): “Përderisa çdo popull i Ballkanit u ndihmua drejtë pavarësisë së tyre, vetëm Shqipëria në çdo rast ishte e sakrifikuar. Pse? Sepse pozicioni i saj nuk i përshtatej as planeve të Rusisë, e as Austrisë. Rusia nuk dëshironte ekzistencën e një shteti jo-sllav e jo-ortodoks në Ballkan, kurse Austria planifikonte gllabërimin e të gjithë vijës bregdetare të Adriatikut. Nderkohë, shqiptaret nacionalist luftuan me guxim dhe këmbëngulje, që ngriti një vetëdije për të thirr vendin dhe shpirtin e vet si të tyre” – Albania and the powers (1919);
16) Wadham Peacock (albanolog anglez): “Shqiptari krenar dhe i heshtur në shkrepat e tij, pa as edhe një luftë të vetme shkatërrimtare që do të shërbente si një shtyllë për ta bërë publike, ndër shekuj nuk ka kërkuar asgjë nga Europa dhe i është dhënë asaj gjerësisht” – The Wild Albanian (1913);
17) Lord Byron (shkrimtar anglez): “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë, se sa shqiptarët” – Correspondence de Lord Byron (1825);
18) Frederick Sylvester North Douglas (historian, politikan anglez): “Shqiptarët, tipikë për trimëri; të stuhishëm; besnikë; zotërojnë të gjitha cilësitë e një kombi të madh”; “Feja, të cilën ata e shpërfillin, do të jetë një pengesë për bashkimin e tyre me grekët, ndërsa origjina dhe gjuha e përbashkët do të përgatisin rrugën e tyre në gadishullin e skajshëm të Mesenias” – An essay on certain points of resemblance between the ancient and modern Greeks, Edition 3;
19) Gjykata Ndërkombëtare e mendimit këshillëdhënës të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, me 22 korrik 2010 ka përkrahur vendimin e vullnetit të popullit të Kosovës të shprehur nëpërmjet parlamentit të Kosovës;
20) Rexhep Qosja (akademik shqiptar) – Çështja shqiptare dhe zgjidhja e saj; Vetëvendosja e popullit – zgjidhja e vetme për çështjen shqiptare (The Albanian question and its solution; National self-determination – a just solution to the Albanian question http://www.intratext.com/IXT/ENG2208/_INDEX.HTM);
§ Historiani dhe Arkeologu: 21) Maximilian Lambertz (albanolog gjerman): “Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët do të marrin pjesë në shkrimin e sajë” – Albanien erzählt: ein Einblick in die Albanische Literatur (1956);
22) Kelly Miller (matematikan, sociolog, eseist, gazetar, autor dhe intelektual amerikan): “Fushëbeteja e Ballkanit është pikërisht qendra e historisë së botës” – History of the World War for Human Rights (2005);
23) Johann Erich Thunmann (historian dhe gjuhëtar suedez): Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati” – Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore (1774);
24) Marylee Knowlton (historiane, shkrimtare amerikane) – “Historia njerëzore në Shqipëri, fillon në periudhën paleolitike, afërsisht nga 100,000 në 10,000 p.e.s. Mjetet e punës të gjetura bashkë me ato të detit Jon, tregojnë se një qytetërimi i lashtë ka ekzistuar pranë Tiranës, në këmbët e malit të Dajtit. Në kohë më të vona, rreth 5000 p.e.s, një vendbanim në zonën bregdetare jugore, ka lënë mbetje kasollesh, enë prej argjile dhe mjete pune. Qytetërimi i njohur si Vendbanimi i Cakranit ka lënë gjithashtu vazo të zbukuruara me motive të pikturuara me qenie njerëzore. Këta njerëz ishin ilirët e lashtë, një grup i lirë fisesh të Mesdheut, të cilët janë paraardhësit të popujve të Romës dhe Greqisë klasike” – Volume 23 of Cultures of the world – Albania (2005)
§ Gjuhëtari: 25) Friedrich Wilhelm Christian Karl Ferdinand von Humboldt (filozof, gjuhëtar, funksionar qeveritar, diplomat dhe themelues i Universitetit Humboldt): “Humboldt, ministri, duke më folur në Vjenë, për gjuhën shqipe, konfirmoi këtë mendim me një pamje të mrekulluar e vërtetë poetike – “Ajo është,” tha ai, “dërrasa lundruese e një anije që është zhytur në oqeanin e kohës dhe ka humbur gjatë epokave.” – Travels in Albania and other provinces of Turkey in 1809 & 1810, Volume 2 (f.416);
26) Istvàn Schütz (albanolog hungarez): “E vërtetë e padiskutueshme: shqipja është një gjuhë e lashtë në Ballkan, një nga çuditë e pakuptueshme të botës!” – PERLA, Revistë shkencore-kulturore tremujore (2004);
27) Stanislao Marchianò (gjuhëtar italian): Gjuha e shqiptareve ne bibël – Studii filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese (1882);
28) Holger Pedersen (gjuhëtar dhe albanolog danez): “Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar.” – Albanische Texte mit Glossar. Leipzig: S. Hirzel. Abhandlungen der Königlichen Sächsischen Akademie der Wissenschaften (1895);
29) Joseph Ritter von Xylander (gjuhetar, anëtar i Akademise Mbreterore Suedeze te Shkencave, gjeneral-major bavarez): “Fjalet e gjuhes shqipe, pa ndryshime thelbesore e pjeserisht nga rrenja, gjenden edhe ne gjuhet e tjera, si ne greqishten e vjeter e greqishten e re, ne latinishte, ne gjuhet romane, gjermanishten e vjeter, te re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjeter. Prapashtesa e nyjes shquese dhe fleksioni i saj me i zhvilluar se ne baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet ne ndonjeren prej atyre gjuheve te popujve qe kane ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten dhe persishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori” – Gjuha e Albaneve ose e Shqiptarëve (1835)
30) Norbert Jokl (albanolog hebre): “Gjuha shqipe shërben si ajo fibra që e mban gjallë trungun dhe i bashkon degët me rrënjët. Duke zbritur përgjatë kësaj fibre drejt mugëtirave te historisë, mund të preket fillesa!”
“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuha Shqipe.” Permbledhje me qindra perfundime tjera shkencore per gjuhen shqipe, mund te lexoni ne keto dy albume ne internet: …for the origin, language, race, culture of the Albanians https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.139407142773730.23767.100001133356751&type=3https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3
§ Antropologu: 31) Luigi Cavalli Sforza dhe Alberto Plazza – Diffusion of genes and languages in human evolution;Antonio Arnáiz-Villena, Jorge Martínez-Laso dhe Eduardo Gómez-Casado – Iberia parahistorike: gjenetika, antropologjia dhe linguistika; Harvard University – Studim i tipareve antropologjike të Ilirëve; Steven C. Bird – Haplogroup E3b1a2;Qendra e Referimit Nderkombetar të Transplantit të Organeve dhe Tipizimit të Indeve, Zagreb – HLA Klasi I Polymorphism në popullsinë shqiptare; Insituti europianEupedia, etj;
32) Rudolf Virchow (antropolog, historian, patolog, biolog, shkrimtar gjerman): Kafkat e shqiptarëve; The national geographic magazine: vol.34; Eugène Pittard (antropolog zviceran) – The Journal of Race Development – f.56 (1912);
§ Artisti: 33) William Miller (historian, gazetar anglez): “Nuk ka model artisti, që të jetë artistik sa gjysma e shqiptarit (kokë) rruar, me arsenalin e tij të armëve” – Travels and politics in the Near East (1898);
34) Koïchiro Matsuura (drejtor i përgjithshëm në UNESCO) dhe Vasil S. Tole (studiues i artit) – Albanian intangible heritage (studim i iso-polifonise dhe monodise nga pikepamja shkencore dhe artistike – 2003);
35) Albert Bates Lord, Stephen Arthur Mitchell dhe Gregory Nagy – Trashëgimtarët e fundit të Homerit, Singers and Tales in the 21st Century (Institute of Ethnic Literature, CASS Harvard University – 2000);
36) John Hodgson (pedagog universitar): “Nga Homeri në YouTube – Kultura gojore shqiptare dhe kengët narative në Kosovë” – School of Slavonic and East European Studies (SSEES), London 2011
§ Astrologu: 37) Luljeta Dano (historiane dhe gjuhetare shqiptare): Perëndesha Athina dhe simbole tjera kozmogonike ne veshjet kombetare te shqiptareve;
38) Gezim Uruçi (speleolog, eksplorues shqiptar): Tatuazhet shqiptare në malësi;
§ Filozofi: 39) Ukshin Hoti (filozof dhe politolog shqiptar) – Filozofia politike e çështjes shqiptare;
§ Gjeografi: 40) Jan Vichterine: “E vërteta befasuese eshte se njerezimi ka patur dijeni mbi ekzistencen e rrjetit te energjise se Tokes, te pakten gjate mijra vjetve. Rrjeti i Tokes vetem se eshte rizbuluar ne shekullin 21. Ne tani kemi prova te pakundershtueshme se “kulturat primitve” te se shkuares, kulturat e lashta qe kishin “dije të kufizuar në fizikë”, e njihnin energjinë e hollë të Tokës dhe modelin e rrjetit të saj!” – Ndërtimet Pellazgjike (Megalithike), Rizgjimi i dijes së lashtë; Për më shumë, lexo më lartë nën 4)
§ Fetari dhe Ateisti: 41) Papa Francis: “Merrni shembull nga kombi i shqiponjave; Shqipëria ofron një shembull të mrekullueshëm për botën; Udhëtimi im në Shqipëri është një mesazh për botën” (2014);
42) Papa Gjon Pali II: “Në Shqipëri ju mund të shihni një kulturë superiore, që ka aftësinë për të ndërtuar një frymë të vëllazërisë, rrugën e paqes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit” (1993);
43) Indro Montanelli (historian dhe gazetar italian) – “Kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah, ku vendi, njerëzit ecin me njëri-tjetrin dhe pavarësisht të qenit të ndryshëm në besim, dëshirojnë dhe duan paqen dhe lirinë” – Shqiperia nje dhe njemijë (1939);
44) Stephen Schwartz (drejtor i qendrës së pluralizmit islamik): “Islami shqiptar, shembulli më i mirë i Islamit në botë” (2014);
45) Arab news, BBC news, MSCNBC: “Shembulli shqiptar i tolerancës në mes Islamit dhe Krishterizmit” (Albania’s lesson in Muslim-Christian tolerance, 2014-2015);
46) Norman Gershman: “Ka njerëz të mirë në botë (e ka fjalën për shqiptarët). Ky është një manifestim i njerëzve të mirë. Dhe ata ndodhën të jenë muslimanë. Është tregim i cili duhet treguar. Ideja se të gjithë muslimanët janë teroristë – kjo paranojë po gjithpërfshinë perëndimin. Kjo është çmenduri.” – Aspen Time (2012);
47) J. C. Hobhouse Brighton (politikan anglez): Aty ka nje shpirt pamvarsie dhe dashurie për vendin e tyre, në të gjithë njeëezit ajo (pamvarsia) deri në nje cak të madhë fshin dallimin ndërmjet njëri-tjetrit, duke vështruar në pjesët e tjera të Turqisë, ndërmjet ndjekësve të të dyja feve, kur vendasit e prefekturave të tjera teksa pyeteshin se kush janë, ato të thonë “ne jemi turq (domethenë myslimane) ose “ne jemi të krishtere”, kurse një burre nga ky vend përgjigjet, “Une jam Shqiptar” – A Journey Through Albania 1809-1810
48) Ambasada amerikane në Tiranë: Çmimi “act now” për myslimanët shqiptar që ndërtuan kishën në fshatin Malbardhë të Laçit, për bashkëjetesën shembullore fetare (2015);
49) Don Marjan Paloka: “Bashkëjetesa ndërfetare jo kulturë, por instikt shumë i çmuar i shqiptarëve” (2015); Gjakova po jep shembullin e mirë të tolerancës fetare në vend. Hoxha e prifti së bashku po varrosin martirët e dy familjeve të rëna gjatë luftës – Telgrafi (2015);
50) Lady Mary Wortley Montagu (shkrimtare, aristokrate angleze): “Unë besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet; Këta njerëz, që jetojnë mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe që nuk shquhen për zënka, deklarojnë se janë krejtësisht të paaftë për të gjykuar se cila fe është më e mira, por, për të qenë të sigurt se nuk do të hedhin tërësisht poshtë të vërtetën, ata me shumë urtësi ndjekin të dy fetë dhe të premteve shkojnë në xhami e të dielave në kishë, duke u justifikuar, se në ditën e gjykimit ata do e kenë të sigurt mbrojtjen nga profeti i vërtetë, por, që se cili ai është, ata nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë. Këto janë shënimet e bëra mbi diversitetin e feve që kam parë.” – The letters and works of Lady Mary Wortley Montagu (1861);