POEZIA E PAOLO GIOVIO-S PËR GJERGJ KASTRIOTIN NË VEPRËN “ELOGIA VIRORUM BELLICA...

POEZIA E PAOLO GIOVIO-S PËR GJERGJ KASTRIOTIN NË VEPRËN “ELOGIA VIRORUM BELLICA VIRTUTE ILLUSTRIUM”

491
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Mars 2018

Francesco Tajani, në veprën e tij “Le Istorie Albanesi”, botuar në Salerno në 1886, ka përkthyer nga latinishtja në italisht, në faqen n° 124, poezinë e Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin, të cilën e gjejmë në faqen n° 147 të veprës me titull “Elogia virorum bellica virtute illustrium”, botuar në 1575 nga Pietro Perna.

“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive

Aurenc Bebja, ka përshtatur këtë poezi në shqip dhe e ka sjellë për lexuesin, nëpërmjet blogut të tij  “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive

 

Gjergj, brenda varrit tënd mbyllet

Rrënimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit;

Kockat e tua pa kundërshtim,

Në shumë vende u shpërndanë dhe përhapën.

 

Pjesët e trupit që duhet të qëndronin të mbyllura,

Për të mos u ndjerë më të fyera nga armiku,

Ashtu nga emri yt u lind lavdia e zjarrtë,

Sa në një mijë pjesë u thyen dhe shkëmbyen.

 

Sepse duke u larguar nga kjo botë,

Trupi yt u copëtua nga armiqtë e tu,

sikur për tu ndjerë të rëndësishëm.

Dhe virtyti për tu dhënë jetë të tjerëve,

vjen nga ti, ashtu i njëjti,

të dha famë dhe nder.

 

Giovio – Jeta e njerëzve të shquar

“Elogia virorum bellica virtute illustrium”, (1575) – Paolo Giovio / Burimi : Internet Archive

*(Nga Aurenc Bebja, Francë) (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),:https://www.darsiani.com/la-gazette/poezia-e-paolo-giovio-s-per-gjergj-kastriotin-ne-vepren-elogia-virorum-bellica-virtute-illustrium/