Kulla në të cilën luftoi Mehmet Gradica me shokë, në mëshirën e...

Kulla në të cilën luftoi Mehmet Gradica me shokë, në mëshirën e fatit

649
0
SHPËRNDAJE

Vizitorët rrezikohen nga gjarpërinjtë brenda dhe jashtë saj    

“Thuhet se njëherë luftëtarin e devotshëm të këtij fshati, Mehmet Gradica, e kishin rrethuar ushtarët serbo-sllavë, por ai kishte qëndruar heroikisht, duke e mbajtur frontin për një kohë të gjatë me pushkën e tij dhe duke i vrarë të gjithë ata armiq që e kishin rrethuar dhe i shpëtuan bashkëluftëtarët e tij”, ka thënë Nexhmedin Dervishi

Kohë më parë, kur luftërat zhvilloheshin, ushtarët mblidheshin në vende të caktuara për të diskutuar për planet që kishin se si t’i mposhtnin gjatë gjuajtjeve kundërshtarët. Ata nuk mblidheshin në vende të çfarëdoshme, sepse ishte rrezik mos zbuloheshin nga kundërshtarët, kështu që caktonin një vend ku nuk e njihte askush. Ndonjë shtëpi e ndonjë banori të fshatit, odë apo ndonjë kullë. E një e tillë gjendet edhe në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit. Kjo kullë e njihej si ‘Kulla e Qëndresës’ dhe njihet si vend ku janë tubuar burrat e fshatit dhe luftëtarët që kanë pleqëruar për mbrojtjen e vendit. Ishte ndërtuar në shekujt XVIII-XIX. Thënë më mirë ishte kompleks banimi që atëkohë strehonte luftëtarë të shumtë.

Image

Në disa pjesë është shembur  

Është kjo Kulla e familjes Dervisholli, më saktësisht e Isuf Gradicës. Pavarësisht se atëkohë kishte qenë në gjendje të mirë dhe ishte tejet e rëndësishme për të gjithë banorët e atij vendi, sot kjo kullë është e rrethuar me barishte e me pemë të ndryshme. Në disa pjesë është shembur e disa pjesë kanë mbetur ende në këmbë, por shihet se nuk janë të qëndrueshme. Sikurse fshati që kishte mbetur i shkret pa njerëz, edhe kjo kullë dukej ashtu, e shkatërruar. Pronari i saj, Isufi kishte një djalë me emrin Adem dhe ai kishte jetuar këtu. Edhe Ademi ka një djalë, të cilit ia kishte  përtërirë emrin e babait të tij Isuf, e edhe ky i fundit një kohë kishte jetuar në këtë kullë, por tanimë jo. Megjithatë, jo të gjithë e kishin braktisur këtë vend. Ishte një anëtar nga familja jo e ngushtë e Dervishollëve që ende kishte mbetur në këtë vend e që banonte mu përballë kësaj kulle..(Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 

Image