Rexhep Hoti – Mos më lëndo!

Rexhep Hoti – Mos më lëndo!

694
0
SHPËRNDAJE

Mos më lëndo!
Zemra jote e thyer nuk më duhet mua;
Më mirë më thuaj lamtumirë!
Vetmia e dhimbja e trishtuar më është më e dashur!
S’mund të të ndaj ty me një tjetër
Edhe sikur të më bie në gjunjë yllësia!

Mos më lëndo!
Mos e humb shikimin te lumi i bukurisë;
Nuk ndalet përgjithmonë ajo rrjedhë;
Lahu në pjekjen time shpirti im,
Zhytu me ndjenjat e tua,
Dashuria mbetet pa moshë
Vetëm kur ti tek unë bredh,
Vetëm kur të më dashurosh!

Mos më lëndo!
Magjia e shpirtit të çelëT
Edhe në prekjen e rrudhave të mia!
Askush s’mund të ta hanë atë loçkë si unë
E qielli të çahet nga gjëmimet e tua;
Më pas do të bie dëborë e dashuruar patjetër;
Askush s’do ta marrë vesh
Kush e frymëzoi qiellin nga lumturia!

Berlin, Verëz 17.03,2018
©rhoti. Lejohet shpërndarjarexhep-hoti