Liga e Princërve Shqiptarë / Besëlidhja e Lezhës.

Liga e Princërve Shqiptarë / Besëlidhja e Lezhës.

2165
0
SHPËRNDAJE

U mbajtë më 2 mars 1444 në Lezhë. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë kishin qene territore shqiptare si dhe rimëkëmbja e fronit të Mbretërisë së Arbërit.

Disa nga Princërit që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës ishin Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karlo Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipiTanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjerë në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës, e shum e shum të tjerë.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap shum të rëndësishem përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën arbëre.