KODIKET E SHQIPRISE,ARKIVA SHQIPTARE

KODIKET E SHQIPRISE,ARKIVA SHQIPTARE

801
0
SHPËRNDAJE

Përmbajtja e kodikëve të AQSh Këta kodikë mesjetarë, ose, siç mund t’i quajmë më thjesht, këta libra të shkruar me dorë, në periudhën kur përdoreshin ishin të barasvlershëm me librat e sotshëm: u përgjigjeshin kërkesave të njerëzve për të këmbyer dijen, për të përjetësuar atë, për ta transmetuar tek brezat pasardhës dhe për ta përdorur në veprimtaritë e përditshem.

Këta libra përmbajnë himne kishtare shoqëruar me kompozime muzikore të muzikës byzantine, që Këndohen gjatë shërbesave fetare në kishë. Të gjithë këta libra, në dallim nga librat liturgjikë që u përmendën më sipër, përmbanjë edhe tekstin, edhe muzikën e gjithë shërbesave kishtare.

Kodikët mesjetareë të Fondit 488 të AQSH Në fondin arkivor të Arkivit Qendror Shtetëror ruhet një koleksion i veçantë dokumentesh, i emërtuar Fondi “ Kodikë e Shqipërisë”. Ky fond mban numrin 488 dhe përmban 119 njësi ruajtjeje , të cilat janë material dokumentare që i përkasin të periudhës bizantine dhe pas byzantine, Nga këto njësi ruajtjeje 102 prej tyre janë të plota, kurse 17 janë fragmente. I.Përmbajtja e kodikëve të AQSh Këta kodikë mesjetarë, ose, siç mund t’i quajmë më thjesht, këta libra të shkruar me dorë, në periudhën kur përdoreshin ishin të barasvlershëm me librat e sotshëm: u përgjigjeshin kërkesave të njerëzve për të këmbyer dijen, për të përjetësuar atë, për ta transmetuar tek brezat pasardhës dhe për ta përdorur në veprimtaritë e përditshem.

Funksionet e tyre varen nga teksti që përmbajnë. Përmbajtja e kodikëve mesjetarë të AQSh-së ndahet në këto kategori: Libra teologjikë, që ndahen në: Libra të Dhiatës së Vjetër, prej të cilëve kemi vetëm tekste të librit të Paslmeve (fig. 1: kodi i Beratit, nr. 18, Psalm me komente, shek. Xi): Libra të Dhiatës së Re, që i kemi në tre forma: libra që përmbajnë teksin e katër ungjijve dhe i quajmë Katërungjillësh (fig.2: kodik i Vlorës, nr.10, katërungjillësh, shek,XIV-XV), fragment ungjillore që i quajmë Ungjilltar ( një libër i cili përmban pjesë ungjillore që lexohen në shërbesat kishtare gjatë festive të ndryshme fetare të vitit, fig. 3:kodik i Beratit nr.3 Ungjilltar, shek. IX), Dhe Veprat e Apostujve( fig.4:kodik i Beratit nr. 17, Vepra e Apostujve, shek. X): Ligjërata apo predikime të Etërve të Kishës, të cilët përmbajnë tekste të ndryshme teologjike, si fjalime, kometne mbi ungjijtë, predikime, këshilla për jetën e krishterë apo për jetën murgjërore(fig.5:kodik i Beratit nr.27, Komente të Joan Gojartit mbi Ungjillin e Markut, fundi i shek. XI- fillim i shek. X); Ç) Jetë dhe martirizime shenjtorësh.

Këta libra, siç e thotë dhe titulli i tyre, përmbajnë jetëshkrimin e shenjtorëve të ndryshëm, ose rrëfime mbi mënyrën si kanë rënë dëshmorë persona të ndryshëm historikë, që në krishterim konsiderohen shenjtorë( fig. 6:kodik i Beratit nr. 20, jetë dhe martirizime shenjtorësh, shek. XI). Libra liturgjikë.

Këta përdoren gjatë ceremonive fetare, kryesisht Brenda kishave, ku edhe ruheshin. Kjo kategori librash ndahet në: Mineon (leximet e çdo muaji), i cili përmban kanonet dhe troparet, më thjeshtë, himnet që këndohen gjatë shëebesave kishtare (fig.7:kodikut i Beratit nr. 54, Mineon, shek. XV); Sinaksaristi, që përmban variante të shkurtë nga jetët e shenjtorëve të ditës ( fig. 8: kodiku i Beratit nr. 41, Sinaksaristis, shek. XIV); Triod që përmban troparet dhe kanonet e festive të lëvizshme fetare; Ç)Pesëdhjetore ( Pendikostar), që përmban troparet dhe kanonet e periudhës së pesëdhjetë ditëve nga Pashka deri të dielë e Gjithë Shenjtorëve: d)Oktoih (libri i tetë tingujve), i cili përmban himnet që këndohen të shtunën dhe të dielën, në të tetë tinguj e muzikës byzantine( fig.9: kodiku i Përmetit nr 81, Oktoih, shek. XII). Dh) Liturgji Hyjnore, që përmban tekstet tradicionale të liturgjisë (fig. 10: kodiku i Korçës nr. 96, Liturgjia Hyjnore e Joan Gojartit, shek. XVIII). e)Tipiko, që përmban udhëzime mbi rendin e shërbesave kishtare( fig. 11;kodiku i Beratit nr. 62, Tipko e manastirit të Shën Savës, fundi i shek. XIII). 3)Libra muzikorë, të cilët ndahen në: a)Stihirar; b)Heirmolog; c)Anastasimatar (fig. 12:kodiku i Korçës.27, Anastasimatar, 1736);d) Antologji muzikore.

Këta libra përmbajnë himne kishtare shoqëruar me kompozime muzikore të muzikës byzantine, që Këndohen gjatë shërbesave fetare në kishë. Të gjithë këta libra, në dallim nga librat liturgjikë që u përmendën më sipër, përmbanjë edhe tekstin, edhe muzikën e gjithë shërbesave kishtare. 4)Libra filozofikë, që përmbajnë logjikë, hyrje në filozofi, fizikë dhe metafizikë, dhe tractate filozofik(fig.13:kodiku i Beratit nr.74, “Hyrje në fizikë dhe metafizikë” e Teodor Anastas Kavaliotit, 1752). 5)Libra juridikë. Këta libra quhen nomoksnone. Dy nga tekstet më të njohur juridikë të Mesjetës bizantine, që ruhen edhe në AQSh, janë Nomokanoni i Vlastarit dhe Nomokanoni i Manuel Malaksosit (fig. 14:kodiku i Beratit nr. 60, Nomokanon i Manuel Malaksosit, 1786). 6)Regjistra.

Natyra e teksteve të dorëshkrimeve që përmban Fondi 488 është kryesisht me përmbajtje librore, siçu përshkrua më sipër. Por kemi në këtë fond edhe dy dorëshkrime të ndryshëm, D 99, njohur ndryshe edhe si “Kodiku i Madh i Korçës”, dhe D100 i njohur si “ Kodiku i Fierit” apo “Kodiku i Shën Kozmait”, që janë dy regjistra (lat. Regestun) me përmbajtje krejt tjetër. Kodiku i Korçës është një regjistër i Mitripolisë së korçës që përmban të dhënat për komunitetin ortodoks të Fierit përmban kontrara parmartesore të fshatarave të Myzeqesë shkruar mes viteve 1819- 1843. III.

Gjuha e shkrimit të kodikëve Gjuha në të cilën janë shkruar të gjitha materialet Fondit 488( me përjashtim të kodikut të Shkodrës nr. 83, i cili është shkruar në latinisht), është greqishtja. Përmbajtja e këtyre librave, të cilën e renditëm më sipër, si dhe funksioni i tyre përcakton, njëkohsisht, edhe gjuhën e shkrimit. Të gjithë këta libra janë përdorur në jetë e përditshem të Kishës Ortodokse apo të personave që në një mënyrë apo në një tjetër kanë qenë lidhur me të. II. Një histori e shkurtër e koleksionit Hostoria e librave mesjetarë, nga bangoja e shkruesit, deri në ditën, kalon nëpër shumë peripeci, mes zjarreve të luftës apo të rastit, nëpër duar e tragtarëve apo të grabitësve, nëpër rafte e biblotekave dhe kushteve klimatike jo gjithmonë të favorshme.

Në Shqipëri kemi 100 kodikët e Fondit 448,historia e të cilëve është e vështirë të thuhet me siguri. Shumë hipoteza janë hedhur deri më sot mbi historikun e tyre, shpesh euforik dhe të pa argumentuara shkencërisht. Përgjigja e plotë mbi prejardhj=jen e këtyre kodikëve, mbi udhëtimin që kanë kryer nga dora e shkruesit deri në AQSh, do ta kishim të plotë pas studimit të hollësishme të çdonjërit libër dhe, mes të tjerash, krahasimit me sivëllezërit e tij nëpër botë. Nisur nga gjurmët që kanë lënë këta kodikë në kohë, në vija të përgjithshme, historia fillon kështu: “…Skuripeqi i fali manastirit të Teologut të madh dhe [kishës së] Shën Gjergjit 27 libra, më të zgjedhurit më të rëndësishmit . Kur sërbët plaçkitën Beratin, ngritën gjithçka përpjetë; kur varniin majtas e djathtas rrënojat jashtë Kalasë papa Teoduli, që shërbente në një famulli të vogël, iu lut atij [Skuripeqit] dhe e çoi deri tek kulla që ndoshet pranë portës së madhe të Kështjekkës.

I shpetuan këta 27 libra dhe i mbajtën ngarkuar në pjesën e brendshme të kullës, duke bërë 4 rrugë vetë hieromonaku, duke mbajtur në shpinë dhe në duar nga dy libra. Kurse shokët e toj plaçkiten dhe rrinin indiferentë. Vëllezëri e hieromonakut u larguan, sikundër edhe gjithë banorët e Kalasë…. [Kjo ndodhin] në vitin 6864 [1356] . 1? Më poshtë shkruesi, sipas të gjitha gjasave vetë Teoduli, i cili e quan veten herë” papa”(prift), herë” hieromonak” (prift-murg), rendit librat duke i emërtuar, si dhe disa objekte të tjera kishtare, të cilat ai vetë, bashkë me Skuripeqin, i shpëtuan nga plaçkitja. Ky shënim, siç na e jep shkolltarit francez Pierre Batiffol, ndodhet në kapakun e Diptikut të Shën Gjergjit, dorëshkrim i fund shekullit XIV, të cilin sot nuk e zotërojmë. Kym und që quhet dhe katalogu u parë i dorëshkrimeve të Beratit.

 

Qysh prej viteve 1356  dhe deri në mes të shek. XIX nuk kemi asnjë informacion për ekzistencë e librave mesjetarë në Shqipëri. Më 1868 Anthim Aleksudhi, Mitropolit i Mitropolisë së Beratit boton librin me titull Përshkrim i shkurtër historik i Mitroplisë së Beratit 2, ku, veç të tjerash, pëeshkruam dhe disa dorëshkrime, mes tyre 3 në pegamenë të purput. Është shumë e lehtë për t’u kputur se dy prej tyre janë ato dorëshkrime që sot i njohim si Beratinus 1 dhe Beratinus 2, kurse të tretin e konsiderojmë të humbur. Ky libër bëri që vëmendja e studiuesve të kohës të thehej nga Berati. Për të studiuar thesaret e Kalasë së Beratit niset Pierre Batiffol, që e përmendëm më sipër, i cili gjithë vëzhgimet e tij i botoni më 18873. Në artikullin e vet, Batiffol përshkruan 16 kodikë që ndodhen në Kalanë e Beratit dhe transkripoton të gjithë tekstin e Beratinus 1, Të cilin e boton në artikull. Nëse Batiffol-it i njihet merita e sjelljes në dorë të studiuesve perëndimorë teksti i Beratinus 1, pa asnjë kundërshtim Anthim Aleksudhit i njihet merita e prezantimit botërisht të një kodiku që nuk njihej në kohën e tij. Ky i fundit, duke ndjekur shembullin e Batiffol-it, në vitet 1896-1901 vazhdon të botojë pjesëza të një katalogu të kodikëve që ndodhën në Mitropolinë e Beratit 4. Gjatë shek. XX historian a sjell më shumë informacione për kodikët e atij që sot është F448.
Këtyre librave u referohet më pas Mitkë Qafëzezi në artikuj e ndryshëm të tij, si dhe Nikos Veis, studiues gre, i cili ndodhej në Gjirokastër dhe në zonat përreth gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 1951Veis bonon “Katalog i dorëshkrimeve dhe librave të shtypur të Mitropolisë së Gjirokastrës”. Nga dorëshkrimet që përshkruhen prej tij, vetëm 1 nga ata ndodhet sot në AQSh dhe mban referencën F 488, D 79 (ose kodiku i Gjirokastrës). Në vitet 50 të shek. XX këta libra filluan, pjesë, të sillen në Arkivin e Shtetit, prurje e cila vazhdon deri në fund të viteve 80. Këtu u bë për herë të parë dhe një inventarizim i këtij koleksioni, si dhe u përgatitën pasaportat shoqëruese të çdo dokumenti, ato që sot janëboruar si “Katalog i kodikëve kishtarë të AQSh” hartuar nga i ndjeri Theofan Popa5. III. Vlerat dhe të veçantat e librit mesjetar Pas këtyre infotmacioneve, natyrshëm lind pyetja: ç’na duhet sot këta libra, pse duhet të shpenzojmë kohë dhe para me ta, dhe jo me diçka tjetër? E para, këta nuk janë libra të zakonshëm, por libra që bartin një traditë të caktuar tekstesh, na flasin për mënyrën e ndërtimit të librit që bartin një traditë të caktuar tekstesh, na flasin për mënyrën e ndërtimit të librit para epokës së Gutenberg-ut, por edhe pas shpikjes së shtypshkronjës.
Transmetojnë një traditë të gjatë dhe shumë të ndërlikuar të materialeve me të cilat është prodhuar libri, si dhe janë objek i fjerë studimi histrorisë së artit. E dyta, këta libra u mbijetuan shekujve, në luftë apo paqë, u lakmuan nga shumë vetë, shërbyen si object që trajtohej me respect të veçantë dhe u atribuoheshin vlera të veçanta.Bashkë me pasutitë e tjera që na kanë lënë paraardhësit, na lanë edhe këta libra, të cilet janë pjesë e identitetit tonë si popull. Më tej, pot ë flasim për vlerat specifike që bartin, mund të shtriheshin në më shumë tema. Në këtë koleksion kemi një potpuri tiparesh të veçantaqë bartin, zakonisht, librae Mesjetë. Mënyra e shkrimit, vijëzimet e fletëve, forma e dekoreve, ngjyrat e përdorura, kapakët, emrat e shkruesve dhe vendet e shkrimit janë tipare të përgjithshme që e bjenë çdo kodik të Fondit 448 të papërsëritshëm. Ndryshimet më të dukshëm i hasim, p, sh, tek dekoret, çka të orientojnë për nga ndikimi kulturor që ka pasur dekoruesi i kodikut në fjalë, apo tek forma e shkrimit, elementë këta që tregojnë edhe datën e lindjes së kodikut.Më pas, mënyra e lidhjes dhe kapakët tregojnë me përafërsi zonë gjografike ku janë punuar kapakët. Ose më tej, mënyra si numërohen fletët apo fashikujt, shenjat e ndryshme dalluese që vendosen përgjatë tekstit për të ndihmuar lexuesin. Shprehur në terma të përgjithshëm, koditët e F448 u përkasin disa zonave të ndryshme .
Kemi kodikë me preardhje perandorake ( Konstandinopoja ose qendrat e mëdha përreth saj), kodikë nga zona e Epirit ( Zona e ndodhur në perëndim tëmaleve të Pindit dhe Perëndimi ijugut të Shqipërisë),si dhe kodikë që I përkasin zonës së Italisë së Poshtme (Otranto, gadishulli Apenin). Fatkeqësisht, jot ë gjithë kodikët japin informacion të saktë mbi datën e shkrimit, shkruesin dhe vendin e shkrimit. Është mëse e zakonshme që, fleta e fundit e kodikut, ku ndodhen këto të dhëna, të jetë dëmtuar ose këputur.Megjithatë, disa informacione të këtij lloji I kemi ende. P.sh sipas shënimit të fundit të kodikut, Minai ka kopjuar kodikun nr.10 të Vlorës ; murgu dhe dhajku Joanik ka kopjuar kodikun e Beratit nr.21 ; Mihail Slavopuli ka kopjuar kodikun e Beratit nr.23; Joan Halkeopuli ka kopjuar kodikun e Beratit nr.34;Teodori, logotet I Beratit, I burgosur në kështjellën e Skaraparit, ka kopjuar kodikun nr.50 të Beratit; Joani, I biri I të ndjerit Gjergj , ka kopjuar kodikun nr.60 të Beratit; Nikolla, prift në Voskopojë ka kopjuar kodikun nr.84 të Voskopojës, ejt. Interesat është rasti I kodikut nr.66 të Beratit, një nomokanon I kopjuar në vitin 1612 nga Gjinoja, prift dhe ikonom I Pogonit. E veçojmë këtë rast sepse emir “Gjino” është një emër tipik shqiptar që në këtë rast e hasim në zonën e Pogonit (fig.15:kodiku i Beratit nr.66, Nomokanon I Manuel Malaksosit, 1612). IV.
Lënda e shkrimit, pergamena, letra dhe bojërat Për të prodhuar librin e dorëshkruar, në rastin tonë, librat e koleksionit të mësipërm, zakonisht përdorej pergamena dhe letra. Pergamena ka zakonisht ngjyrë të bardhë ose pak sit ë verdhë. Janë përdorur të gjitha llojet e pergamenës, që nga ajo e purpurt, pergamenë që përdorej vetëm me urdhër të perandorit dhe për dokumente perandorake, deri tek palimpsesti, pergamena e përdorur më shumë se 1 herë. Bie shpesh në sy pergamena e bardhë luksoze , e përpunuar në mënyrë të shkëlqyer, sin ë rastin e kodikut të Korçës nr.92, apo të kodikut të Vlorës nr.10, shenjë treguese se librat e kanë preardhjen nga scriptorium-et e qendrës së Perandorisë Bizantine. Kurse për librat e shkruar në letër janë përdorur të dy tipat e letrës së zakonshme për kohën, letra orientale ( quhet edhe letër arabe apo bombicin), dhe letra perendimore ( që prodhohej me një teknologji të njëjtë si letra orientale, por e modikifuar dhe e përmirësuar në Itali, fillimisht në Fabriano, nga ku u shpërnda në të gjithë Evropën perendimore). Teksti shkruhet gjithmonë me dorë, nëpërmjet një kallami të mprehur në majë, apo nëpërmjet pendëve të shpendëve, të përshtatura për shkrim. Maja e penës apo pendës (shpesh këto emërtime ngatërrohen njëri me tjetrin) ngjyhej pak në bojë dhe pastaj me të shkruhej mbi pergamenën apo letrën (në raste të tjera edhe mbi papirusin) e mbështetur mbi gju, dhe jo në tryezë.
Është interesant fakti se, në Mesjetë, tryeza, apo bangoja e punës, përdorej për të vendosur mjetet e nevojshme për shkrimin ose kopjen amë nga I cili kopkjohej teksti, dhe jo librin e ri që po shkruhej. Bojërat, zakonisht, pëefitoheshin nga lëndë natyrore: kryesisht përdorej bloza dhe kjo boojë quhej atramentum ose encaustrum, e cila përzihej me rrëshirën e palmës (e quajtur edhe gomë arabe). Në kohë dhe vente të ndryshme kësaj përzierje I shtohej lëndë nga lëvorja e lisit apo kripëra minerale ( si sulfati blu). Analogjia e këtyre përbërësve pëecaktonte dhe nuancat e bojës, duke e bërë të zezë të fortë, kafe apo kafe të çelët. Për dekoret e dorëshkrimeve janë përdorur, zakonisht,ngjyra të ndryshme nga ajo e tekstit kryesor. Haset shpesh boja e kuqe, e kaltër,blu e errët, e verdhë, etj ., të cilat, po ashtu, prodhohen nga përbëres natyrorë, nga bimët, insektet apo gjallesat e detit. Ne kodikët që hyjnë në kategorinë e librave të lukit, hasim edhe dekoret ku është përdorur gjerësisht ari, qoftë në disa germa, qoftë në miniatura. V. Kodikët e AQSh dhe UNESCO Kodiku i Purpurt i Beratit nr.1 (emmërtuar ndryshe Beratinus Purpureus, fig16: kodiku i purput i Beratit nr. 1) dhe kodiku i Purpurt i Beratit nr. 2 (emërtuar edhe Aureus Anthimi, fig 17: kodiku i purpur i Beratit nr.2) janë regjistruar në viti 2005 në Regjistrin e Trashëgimisë së Botës të UNESCO- s.
Motivi i futjes së këtyre dy dokumenteve në Regjistër ishte:” Rëndesia e tyre për komunitetin e përbotshëm si bartës të zhvillimit të literaturës së vjetër biblike dhe hargjiografike…. Keta dy kodikë përfaqësojnë një nga thesaret më të çmuar të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”. Duhet theksuar se roli UNESCO-s në këtë rast është thjesht promovues. Kodikët ruhen në AQSh, sipas ligjeve në fuqi të Shtetit Shqiptar dhe janë shpallur dokumente me rëndësi historike kombëtare. VI. Kodikët mesjetarë, veprimtari dhe ekspozita në Shqipëri dhe jashtë saj Nga fillimi i muajit maj viti 2010. Për një muaj e gjysmë qëndroi e hapur në mjediset e AQSh në Tiranë ekspozita” Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri”, ku object i ekspozitës ishin 46 kodikë (në original) të fondit për të cilin flasim, dhe 28 panele me pamje të përgjithshme apo detaje nga 54 kodikë. Ishte hera e parë në historinë e arkivit dhe të vetë kodikëve që paraqiteshin për një kohë kaq të gjatë, në një numër kaq të madh, për publikun e gjerë shqiptar. Kjo ekspozitë u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Arkivi Historik dhe Paleografik i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Fondacioni Grek i Kulturës- Vatra Tiranë.
Për shkak të vështirësive praktike që paraqet çelja e së njëjtës ekspozitë në mjedise të tjera jashtë arkivit apo në qytet të tjera, ideja e promovimit edhe më gjerë të ketyrë thesareve të vazhdoi përmes fotografike. Kështu, në bashkëpunim me Mitropolinë e Korçës dhe me pushtetin vendor të qytetit të Korçës, kjo ekspozitë u hap në janar të vitit 2011 në Qendrën Kulturore të qytetit dhe qëndroi e hapur për nje javë: Po ashtu, në qershor 2011 ekspozita u hap edhe në Prishtinë, ku vizitorët patëm mundësinë të shikonin për herë të parë pamjet e Fondit 488 të ekspozuara në mjediset e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës. Së fundi, në korrik 2011 këtë ekspozitë e çelën pikrisht në vendin ku kanë qendruar një pjesë e madhe e këtyre librave, në kishën e Hyjlindëses, sot Muzeu “Onufri” në kala të Beratit. Ekspozita, fillimisht, u çel në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat ditën kur qyteti festonte 3 vjetorin e regjistrimit në regjistrin e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, dhe për mbi 2 muaj qëndroi e ekspozuar në Muzeun “Onufri”.
Më pas udhëtimi I ekpozitës vazhdoi në muzetë historike të qyteteve të Fierit dhe të Lushnjës. Shumë e rëndësishme për njohjen dhe promovimin e koleksionit të dorëshkrimeve Tiranës ishte dhe pjesëmarrja e 14 kodikëve (në origjinal) në ekspozitën “Shkëlqimi I Bizantit. Dorëshkrime byzantine të dekoruara në Ballkan”, çelur me rastin e Kongresit të 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine në Sofje, Bullgari. Ekspozita qëndroi e hapur në datat 22 gusht -30shtator 2011 dhe u vizitua nga rreth 9000 vizitorë. Në datat 23-25 maj të vitit 2012, me rastin e marrjes së ekspozitë e vogel me qëllim paraqitjen e thesareve të trashegimisë kulturore të Shqipërisë.Pjesë e ekspozitës ishin edhe katëe fletë nga dy kodikët e purput, Beratinus 1 dhe Berantinus 2 “ (përkatësisht dy fletë nga secili), si dhe kapaku I argjendtë I Berantinus 1. [5] Theofan Popa, “Katalog I kodikëve kishtarë mesjetarë shqiptarë”, Kodikët e Shqipërisë, Tiranë, 2003, f.87-198. -Marrur nga ëëë.iliriada-online.com
Qysh prej datës1356 dhe dhe deru në mes të shek. XIX nuk kemi asnjë informacion për ekzistencë e librave mesjetarë në Shqipëri. Më 1868 Anthim Aleksudhi, Mitropolit i Mitropolisë së Beratit boton librin me titull Përshkrim i shkurtër historik i Mitroplisë së Beratit 2, ku, veç të tjerash, pëeshkruam dhe disa dorëshkrime, mes tyre 3 në pegamenë të purput. Është shumë e lehtë për t’u kputur se dy prej tyre janë ato dorëshkrime që sot i njohim si Beratinus 1 dhe Beratinus 2, kurse të tretin e konsiderojmë të humbur. Ky libër bëri që vëmendja e studiuesve të kohës të thehej nga Berati. Për të studiuar thesaret e Kalasë së Beratit niset Pierre Batiffol, që e përmendëm më sipër, i cili gjithë vëzhgimet e tij i botoni më 18873. Në artikullin e vet, Batiffol përshkruan 16 kodikë që ndodhen në Kalanë e Beratit dhe transkripoton të gjithë tekstin e Beratinus 1, Të cilin e boton në artikull.
Nëse Batiffol-it i njihet merita e sjelljes në dorë të studiuesve perëndimorë teksti i Beratinus 1, pa asnjë kundërshtim Anthim Aleksudhit i njihet merita e prezantimit botërisht të një kodiku që nuk njihej në kohën e tij. Ky i fundit, duke ndjekur shembullin e Batiffol-it, në vitet 1896-1901 vazhdon të botojë pjesëza të një katalogu të kodikëve që ndodhën në Mitropolinë e Beratit 4. Gjatë shek. XX historian a sjell më shumë informacione për kodikët e atij që sot është F448. Këtyre librave u referohet më pas Mitkë Qafëzezi në artikuj e ndryshëm të tij, si dhe Nikos Veis, studiues gre, i cili ndodhej në Gjirokastër dhe në zonat përreth gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 1951Veis bonon “Katalog i dorëshkrimeve dhe librave të shtypur të Mitropolisë së Gjirokastrës”. Nga dorëshkrimet që përshkruhen prej tij, vetëm 1 nga ata ndodhet sot në AQSh dhe mban referencën F 488, D 79 (ose kodiku i Gjirokastrës). Në vitet 50 të shek. XX këta libra filluan, pjesë, të sillen në Arkivin e Shtetit, prurje e cila vazhdon deri në fund të viteve 80. Këtu u bë për herë të parë dhe një inventarizim i këtij koleksioni, si dhe u përgatitën pasaportat shoqëruese të çdo dokumenti, ato që sot janëboruar si “Katalog i kodikëve kishtarë të AQSh” hartuar nga i ndjeri Theofan Popa5. III.
Vlerat dhe të veçantat e librit mesjetar Pas këtyre infotmacioneve, natyrshëm lind pyetja: ç’na duhet sot këta libra, pse duhet të shpenzojmë kohë dhe para me ta, dhe jo me diçka tjetër? E para, këta nuk janë libra të zakonshëm, por libra që bartin një traditë të caktuar tekstesh, na flasin për mënyrën e ndërtimit të librit që bartin një traditë të caktuar tekstesh, na flasin për mënyrën e ndërtimit të librit para epokës së Gutenberg-ut, por edhe pas shpikjes së shtypshkronjës. Transmetojnë një traditë të gjatë dhe shumë të ndërlikuar të materialeve me të cilat është prodhuar libri, si dhe janë objek i fjerë studimi histrorisë së artit. E dyta, këta libra u mbijetuan shekujve, në luftë apo paqë, u lakmuan nga shumë vetë, shërbyen si object që trajtohej me respect të veçantë dhe u atribuoheshin vlera të veçanta.Bashkë me pasutitë e tjera që na kanë lënë paraardhësit, na lanë edhe këta libra, të cilet janë pjesë e identitetit tonë si popull. Më tej, pot ë flasim për vlerat specifike që bartin, mund të shtriheshin në më shumë tema. Në këtë koleksion kemi një potpuri tiparesh të veçantaqë bartin, zakonisht, librae Mesjetë. Mënyra e shkrimit, vijëzimet e fletëve, forma e dekoreve, ngjyrat e përdorura, kapakët, emrat e shkruesve dhe vendet e shkrimit janë tipare të përgjithshme që e bjenë çdo kodik të Fondit 448 të papërsëritshëm.
Ndryshimet më të dukshëm i hasim, p, sh, tek dekoret, çka të orientojnë për nga ndikimi kulturor që ka pasur dekoruesi i kodikut në fjalë, apo tek forma e shkrimit, elementë këta që tregojnë edhe datën e lindjes së kodikut.Më pas, mënyra e lidhjes dhe kapakët tregojnë me përafërsi zonë gjografike ku janë punuar kapakët. Ose më tej, mënyra si numërohen fletët apo fashikujt, shenjat e ndryshme dalluese që vendosen përgjatë tekstit për të ndihmuar lexuesin. Shprehur në terma të përgjithshëm, koditët e F448 u përkasin disa zonave të ndryshme . Kemi kodikë me preardhje perandorake ( Konstandinopoja ose qendrat e mëdha përreth saj), kodikë nga zona e Epirit ( Zona e ndodhur në perëndim tëmaleve të Pindit dhe Perëndimi ijugut të Shqipërisë),si dhe kodikë që I përkasin zonës së Italisë së Poshtme (Otranto, gadishulli Apenin). Fatkeqësisht, jot ë gjithë kodikët japin informacion të saktë mbi datën e shkrimit, shkruesin dhe vendin e shkrimit. Është mëse e zakonshme që, fleta e fundit e kodikut, ku ndodhen këto të dhëna, të jetë dëmtuar ose këputur.
Megjithatë, disa informacione të këtij lloji I kemi ende. P.sh sipas shënimit të fundit të kodikut, Minai ka kopjuar kodikun nr.10 të Vlorës ; murgu dhe dhajku Joanik ka kopjuar kodikun e Beratit nr.21 ; Mihail Slavopuli ka kopjuar kodikun e Beratit nr.23; Joan Halkeopuli ka kopjuar kodikun e Beratit nr.34;Teodori, logotet I Beratit, I burgosur në kështjellën e Skaraparit, ka kopjuar kodikun nr.50 të Beratit; Joani, I biri I të ndjerit Gjergj , ka kopjuar kodikun nr.60 të Beratit; Nikolla, prift në Voskopojë ka kopjuar kodikun nr.84 të Voskopojës, ejt. Interesat është rasti I kodikut nr.66 të Beratit, një nomokanon I kopjuar në vitin 1612 nga Gjinoja, prift dhe ikonom I Pogonit. E veçojmë këtë rast sepse emir “Gjino” është një emër tipik shqiptar që në këtë rast e hasim në zonën e Pogonit (fig.15:kodiku i Beratit nr.66, Nomokanon I Manuel Malaksosit, 1612). IV. Lënda e shkrimit, pergamena, letra dhe bojërat Për të prodhuar librin e dorëshkruar, në rastin tonë, librat e koleksionit të mësipërm, zakonisht përdorej pergamena dhe letra. Pergamena ka zakonisht ngjyrë të bardhë ose pak sit ë verdhë. Janë përdorur të gjitha llojet e pergamenës, që nga ajo e purpurt, pergamenë që përdorej vetëm me urdhër të perandorit dhe për dokumente perandorake, deri tek palimpsesti, pergamena e përdorur më shumë se 1 herë. Bie shpesh në sy pergamena e bardhë luksoze , e përpunuar në mënyrë të shkëlqyer, sin ë rastin e kodikut të Korçës nr.92, apo të kodikut të Vlorës nr.10, shenjë treguese se librat e kanë preardhjen nga scriptorium-et e qendrës së Perandorisë Bizantine.
Kurse për librat e shkruar në letër janë përdorur të dy tipat e letrës së zakonshme për kohën, letra orientale ( quhet edhe letër arabe apo bombicin), dhe letra perendimore ( që prodhohej me një teknologji të njëjtë si letra orientale, por e modikifuar dhe e përmirësuar në Itali, fillimisht në Fabriano, nga ku u shpërnda në të gjithë Evropën perendimore). Teksti shkruhet gjithmonë me dorë, nëpërmjet një kallami të mprehur në majë, apo nëpërmjet pendëve të shpendëve, të përshtatura për shkrim. Maja e penës apo pendës (shpesh këto emërtime ngatërrohen njëri me tjetrin) ngjyhej pak në bojë dhe pastaj me të shkruhej mbi pergamenën apo letrën (në raste të tjera edhe mbi papirusin) e mbështetur mbi gju, dhe jo në tryezë. Është interesant fakti se, në Mesjetë, tryeza, apo bangoja e punës, përdorej për të vendosur mjetet e nevojshme për shkrimin ose kopjen amë nga I cili kopkjohej teksti, dhe jo librin e ri që po shkruhej. Bojërat, zakonisht, pëefitoheshin nga lëndë natyrore: kryesisht përdorej bloza dhe kjo boojë quhej atramentum ose encaustrum, e cila përzihej me rrëshirën e palmës (e quajtur edhe gomë arabe). Në kohë dhe vente të ndryshme kësaj përzierje I shtohej lëndë nga lëvorja e lisit apo kripëra minerale ( si sulfati blu).
Analogjia e këtyre përbërësve pëecaktonte dhe nuancat e bojës, duke e bërë të zezë të fortë, kafe apo kafe të çelët. Për dekoret e dorëshkrimeve janë përdorur, zakonisht,ngjyra të ndryshme nga ajo e tekstit kryesor. Haset shpesh boja e kuqe, e kaltër,blu e errët, e verdhë, etj ., të cilat, po ashtu, prodhohen nga përbëres natyrorë, nga bimët, insektet apo gjallesat e detit. Ne kodikët që hyjnë në kategorinë e librave të lukit, hasim edhe dekoret ku është përdorur gjerësisht ari, qoftë në disa germa, qoftë në miniatura. V. Kodikët e AQSh dhe UNESCO Kodiku i Purpurt i Beratit nr.1 (emmërtuar ndryshe Beratinus Purpureus, fig16: kodiku i purput i Beratit nr. 1) dhe kodiku i Purpurt i Beratit nr. 2 (emërtuar edhe Aureus Anthimi, fig 17: kodiku i purpur i Beratit nr.2) janë regjistruar në viti 2005 në Regjistrin e Trashëgimisë së Botës të UNESCO- s. Motivi i futjes së këtyre dy dokumenteve në Regjistër ishte:” Rëndesia e tyre për komunitetin e përbotshëm si bartës të zhvillimit të literaturës së vjetër biblike dhe hargjiografike…. Keta dy kodikë përfaqësojnë një nga thesaret më të çmuar të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”. Duhet theksuar se roli UNESCO-s në këtë rast është thjesht promovues. Kodikët ruhen në AQSh, sipas ligjeve në fuqi të Shtetit Shqiptar dhe janë shpallur dokumente me rëndësi historike kombëtare. VI.
Kodikët mesjetarë, veprimtari dhe ekspozita në Shqipëri dhe jashtë saj Nga fillimi i muajit maj viti 2010. Për një muaj e gjysmë qëndroi e hapur në mjediset e AQSh në Tiranë ekspozita” Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri”, ku object i ekspozitës ishin 46 kodikë (në original) të fondit për të cilin flasim, dhe 28 panele me pamje të përgjithshme apo detaje nga 54 kodikë. Ishte hera e parë në historinë e arkivit dhe të vetë kodikëve që paraqiteshin për një kohë kaq të gjatë, në një numër kaq të madh, për publikun e gjerë shqiptar. Kjo ekspozitë u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Arkivi Historik dhe Paleografik i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Fondacioni Grek i Kulturës- Vatra Tiranë. Për shkak të vështirësive praktike që paraqet çelja e së njëjtës ekspozitë në mjedise të tjera jashtë arkivit apo në qytet të tjera, ideja e promovimit edhe më gjerë të ketyrë thesareve të vazhdoi përmes fotografike. Kështu, në bashkëpunim me Mitropolinë e Korçës dhe me pushtetin vendor të qytetit të Korçës, kjo ekspozitë u hap në janar të vitit 2011 në Qendrën Kulturore të qytetit dhe qëndroi e hapur për nje javë: Po ashtu, në qershor 2011 ekspozita u hap edhe në Prishtinë, ku vizitorët patëm mundësinë të shikonin për herë të parë pamjet e Fondit 488 të ekspozuara në mjediset e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.
Së fundi, në korrik 2011 këtë ekspozitë e çelën pikrisht në vendin ku kanë qendruar një pjesë e madhe e këtyre librave, në kishën e Hyjlindëses, sot Muzeu “Onufri” në kala të Beratit. Ekspozita, fillimisht, u çel në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat ditën kur qyteti festonte 3 vjetorin e regjistrimit në regjistrin e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, dhe për mbi 2 muaj qëndroi e ekspozuar në Muzeun “Onufri”. Më pas udhëtimi I ekpozitës vazhdoi në muzetë historike të qyteteve të Fierit dhe të Lushnjës. Shumë e rëndësishme për njohjen dhe promovimin e koleksionit të dorëshkrimeve Tiranës ishte dhe pjesëmarrja e 14 kodikëve (në origjinal) në ekspozitën “Shkëlqimi I Bizantit. Dorëshkrime byzantine të dekoruara në Ballkan”, çelur me rastin e Kongresit të 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine në Sofje, Bullgari. Ekspozita qëndroi e hapur në datat 22 gusht -30shtator 2011 dhe u vizitua nga rreth 9000 vizitorë. Në datat 23-25 maj të vitit 2012, me rastin e marrjes së ekspozitë e vogel me qëllim paraqitjen e thesareve të trashegimisë kulturore të Shqipërisë.Pjesë e ekspozitës ishin edhe katëe fletë nga dy kodikët e purput, Beratinus 1 dhe Berantinus 2 “ (përkatësisht dy fletë nga secili), si dhe kapaku I argjendtë I Berantinus 1. [5] Theofan Popa, “Katalog I kodikëve kishtarë mesjetarë shqiptarë”, Kodikët e Shqipërisë, Tiranë, 2003, f.87-198. –