Gazeta gjermane Die Welt:Si shpetoi me Pasaport Shqiptare shkenctari, Albert Ainshtain (FOTO-FAKTE)…

Gazeta gjermane Die Welt:Si shpetoi me Pasaport Shqiptare shkenctari, Albert Ainshtain (FOTO-FAKTE)…

3022
0
SHPËRNDAJE

Shteti jugosllav ishte shumë antisemit”, thotë ajo. “Në pasaportat tona shkruante një“J“ (Jude) e madhe dhe kështu dukej se fati jonë ishte vulosur.Në artikull bëhet fjalë për dramën e hebrenjve dhe rrëfen një plakë gati 89 vjeçare me emrin Scarlett Epstein (atëherë quhej Trude Grünëald), e cila falënderon policët shqiptarë për shpëtimin e jetës.Shqipëria! Një vend për të cilin Turde nuk kishte dëgjuar kurrë më parë. Ndihma shqiptare ndaj hebrenjve deri vonë kishte ngelur e panjohur, sot gjenden emrat e 65 shqiptarëve në „Yad Vashem“ si „Të drejtët e Popujve“ apo “Të mirët e Popujve.”

Para disa muajve publicistja dhe intelektualja e njohur Brunilda Ternova për të njoftuar lexuesin italian me vepra shqiptare, pat përkthyer në italishte një artikull të zotit Fahri Xharraj, ku thuhej se Einsteini kishte shpëtuar jetën me një pasaportë shqiptare.

Qesh skeptik dhe kjo ishte arsyeja pse bëra disa kërkime.  Gjeta një artikull tek gazeta e madhe gjermane “Die Welt”. Një artikull nga Stefanie Bolzen të publikuar më 27.01.2011. Intelektuali i shquar dhe publicisti, zoti Fahri Xharra si dhe Zonja Brunilda Ternova kishin të drejtë, ja arsyet:

Titulli i origjinalit është: “BESA SHPËTOI HEBRENJTË NGA VDEKJA E SIGURT” me dy nëntituj:  “Gjatë pushtimit gjerman myslimanët shqiptarë fshehën gati 2000 hebrenj, kodi i nderit i detyronte ata të ndërmerrnin një hap të tillë” dhe “Shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenj as ndihmës- xhelatëve të Musolinit, e as nazistëve dhe kështu rrezikuan jetën e tyre”

Në artikull bëhet fjalë për dramën e hebrenjve dhe rrëfen një plakë gati 89 vjeçare me emrin Scarlett Epstein (atëherë quhej Trude Grünëald), e cila falënderon policët shqiptarë për shpëtimin e jetës. Ajo ishte e re kur u desh të arratiset.

Trude nuk kishte imagjinuar se një ditë, gjatë ikjes, do të përfundonte në Shqipëri dhe pikërisht atje, do të mbijetonte. Autorja thotë se në Shqipëri qenë fshehur gati 2000 hebrenj tek familjet shqiptare myslimane dhe gati të gjithë i shpëtuan gjahut nazist.

“Besa” quhet fjala për këtë shpëtim, sepse “Besa” është pjesë e kodit të stërlashtë të nderit tek shqiptarët. Kur dikush dikujt i ofron ndihmë dhe e merr në shtëpinë e vet, ai duhet edhe ta mbajë premtimin për mbrojtje: “ Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, vazhdon autorja.

Tre ditë para se të niste drama e tyre, Hitleri kishte shpallur bashkimin e Austrisë me Gjermaninë dhe ishte kthyer në atdheun e vet për të njoftuar vendin se i ishte bashkangjitur Rajhut Gjerman. Edhe Trude kishte dalë jashtë dhe kishte parë atë masë të njerëzve, që ishin grumbulluar për ta përshëndetur Hitlerin dhe kujton një masë njerëzish si të hipnotizuar, duke brohoritur, madje nga frika kishte brohoritur edhe ajo.

Trude kishte pritur tre muaj derisa kishte marrë një vizë. Dy vëllezërit e saj kishin ikur në Itali, pastaj në Angli…

“Shteti jugosllav ishte shumë antisemit”, thotë ajo. “Në pasaportat tona shkruante një“J“ (Jude) e madhe dhe kështu dukej se fati jonë ishte vulosur!“
Shteti jugosllav kishte dashur t‘ i kthejë përsëri në Vjenë dhe Trude ishte dashur të shkojë prej konsullate në konsullat, ndërkohë i burgoset i ati, nëna ishte rrezikuar nga vetëvrasja, mirëpo, askush nuk i kishte lëshuar një vizë, as anglezët, e as amerikanët. Në fund dikush i kishte dhënë një këshillë: Shqipëria! Një vend për të cilin Turde nuk kishte dëgjuar kurrë më parë. Ndihma shqiptare ndaj hebrenjve deri vonë kishte ngelur e panjohur, sot gjenden emrat e 65 shqiptarëve në „Yad Vashem“ si „Të drejtët e Popujve“ apo “Të mirët e Popujve.” Autorja e shkrimit bën të ditur se Shqipëria kishte lëshuar 400 pasaporta për hebrenjtë.

“E vërteta është se Albert Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare, që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri. E vërtetë është gjithashtu se Shqipëria nuk ka bashkëpunuar me nazistët italian apo gjerman.”

Trude kishte mbërrur në Durrësi nga Spliti i Kroacisë. Në Durrës qenë strehuar 45 hebrenj pranë stacionit të policisë. Zonja Epstein tregon se ata frikësoheshin se do ti dorëzonin te gjermanët, mirëpo policët shqiptarë, i fshehën ata në brendi të qytetit në një bodrum dhe mbijetuan të gjithë…
Zonja Borici, një shqiptare nga veriperëndimi i Shqipërisë i tregon fotografit amerikan Norman H. Gersham, se kur ajo ishte 17 vjeçare, i ati i saj kishte sjellë njerëz të huaj në shtëpi dhe u kishte thënë se ishin të afërm dhe u kishte siguruar pasaporta të rrejshme me emra shqiptar mysliman dhe kishte kërkuar të mos i tregohej askujt.

Rreziku ishte i madh, nazistët kishin tërhequr vërejtjen popullit se kush fsheh ndonjë hebre, do të vritej menjëherë.

Tash e 70 vite jeton Epstein në Angli, ka ndryshuar emrin dhe marrë mbiemrin e burrit. Ajo është profesoreshë e sociologjisë  në universitet dhe pioniere e Antropologjisë së Zhvillimit. Zonja Epstein mendon se ka shumë histori të pa treguara, që flasin për solidaritetin në mes krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve, thuhet në mes të tjerash në artikullin e gazetës “Die Ëelt”, shkruar nga Stefanie Bolzen.

PS: Ne nuk patëm aq filozofë sa gjermanët dhe italianët, ne nuk patëm aq poetë sa këta dy popuj, ne nuk patëm aq shkrimtarë sa gjermanët e italianët, ne nuk patëm aq inxhinierë sa këta dy popuj, por në një çast vendimtar të njerëzimit, besa na mundësoi një epërsi morale jo vetëm ndaj kombit të Dantes dhe Goethes, por epërsi morale mbi të gjitha kombet e Europës.

Pasaporta shqiptare në kohën e Mbretit Zog

Pasaporta e shqiptarëve në kohën kur Shqipëria ishte Mbretëri, janë krejt të ndryshme nga pasaportat që dolën më vonë.

Ajo që bie në sy në pasaportat e Mbretërisë janë disa rregulla që në vitet 1937 duket se kanë qenë të arta.

Rregullat janë për kombin, për emrin shqiptar, për gjuhën shqipe, për flamur dhe një urdhër ku këshillohet ruajtja e karakterit kombëtar, bindju ligjeve të vendit.
Kjo pasaportë është një model i viteve 1930 dhe i përket kohës së Mbretërisë së Zogut.

Pasaportat e para shqiptare fillojnë të lëshohen nga vitet ’20 te shekullit të kaluar periudhë kjo kur filloi të merrte trajtë Shteti shqiptar

Pasaporta e mbretërisë kishte në parathënie të saj disa citime.

• Ta dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nder e të falë emnin Shqiptar.

• Ruaje mire karakterin kombtar dhe kryenaltësinë shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit, kudo që të jesh.

• Çdo shqiptar asht vllau i yt: nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

• Mos e përbuz gjuhën e nanes s’ate tue folë në gjuhë të huej, kur nuk asht nevoja.

• Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shenjin e kombësisë, shnderon vehten e vet.

Gjatë periudhës së regjimit komunist Shqipëria nuk lejonte qytetarët e saj të udhëtonin jashtë shtetit ndaj nuk lëshonte pasaporta të zakonshme por vetëm pasaporta diplomatike dhe shërbimi në numër të kufizuar. Pasaporta shërbimi u lëshoheshin edhe shoferëve apo studentëve shqiptarë me studime në vende të huaja por pas përfundimit të misioneve apo studimeve pasaporta duhej të dorëzohej përsëri në organet e policisë. Me ardhjen e demokracisë autoritetet lëshojnë pasaporta për çdo qytetar që bën kërkesë dhe që përmbush kushtet e vendosura me ligj./The Natural Albania/

Passeporta Shqiptare e Albert Ainshtain-it. 1924