Historia e vjetër që fshihet nën liqenin e Ohrit: BBC Travel

Historia e vjetër që fshihet nën liqenin e Ohrit: BBC Travel

886
0
SHPËRNDAJE
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Historia e vjetër, thuhet në reportazh, është njëra nga arsyet kryesore pse vizitori dëshiron të vijë këtu.Bukuria e tij e njëmendët qëndron nën sipërfaqe, rrëfimi shkon atje sa përmend edhe mundësinë për vende arkeologjike dhe shijim të artifakteve në Muzeun e Ujit.

Me titullin intrigues ‘Historia e moçme e fshehur në liqenin më të vjetër të Evropës’, BBC Travel ka afishuar një video mbi liqenin e Ohrit.

Ky është liqeni më i moçëm në Evropë. Edhe treva përreth është e vjetër. Madje qyteti i Ohrit ishte edhe në kohën kur babai i Lekës së Madh, Filipi, ishte mbret në shekullin e katërt para erës sonë”, thuhet në reportazhin e BBC, përcjell Konica.al.

Historia e vjetër, thuhet në reportazh, është njëra nga arsyet kryesore pse vizitori dëshiron të vijë këtu.

Për syrin e zhveshur, ngashnjimi i liqenit të Ohrit qëndron në mjedisin tërheqës mbi ujë, por bukuria e tij e njëmendët qëndron nën sipërfaqe, rrëfimi shkon atje sa përmend edhe mundësinë për vende arkeologjike dhe shijim të artifakteve në Muzeun e Ujit ose Gjirin e Eshtrave, një rikonstruktim autentik i një pjesë prehistorike të një vendbanimi.

http://www.bbc.com/travel/story/20170825-the-ancient-history-concealed-in-europes-oldest-lake