Femra shqiptare në luftë përkrah burrit…

Femra shqiptare në luftë përkrah burrit…

972
0
SHPËRNDAJE

Gjatë shekujve të robërisë turke në viset shqiptare janë shquar edhe emra luftetaresh.Po ta shfletojmë historinë kombëtare prej kohës së ilirëve e deri në kohën tonë, mësojmë  se roli i femrës në botën shqiptare ka qenë mjaft i rëndësishëm në të gjitha fushat e jetës. Në luftë kundër pushtimit serb u shquan, Qerime Halili nga Radisheva e Drenicës, e cila prej vitit 1924 e deri në vitin 1927 ishte edhe udhëheqëse e luftëtarëve dhe çetave popullore shqiptare në Drenicë

Pavarësisht Kanunit, fesë dhe traditës patriarkale, në shumë raste gjatë historisë, femra i ka shqyer vargonjtë e robërisë dhe ka luftuar për të drejtat e veta, madje edhe duke luftuar së bashku me burrat për të mbrojtur vendin, lirinë, Atdheun.

Po ta shfletojmë historinë kombëtare prej kohës së ilirëve e deri në kohën tonë, mësojmë  se roli i femrës në botën shqiptare ka qenë mjaft i rëndësishëm në të gjitha fushat e jetës. Mbretëresha e parë e ilire ishte, Teuta.  Femrat shqiptare kanë luajtur një rol të rëndësishëm edhe në periudhën e Bizantit dhe në kohën e principatave shqiptare, si:

Angjelinë Muzaka,

Ana Komnena,

Helenë Balsha,

Zafinë Muzaka,

Komnenë Muzaka,

Marie Muzaka,

…..

Pjesëmarrja dhe roli i femrës në luftë kundër sundimit turk në kohën e Skënderbeut:

Mamicë Kastrioti,

Marë Kastrioti,

Marie Kastrioti,

Donikë Muzaka- Kastrioti,

Vojsa -Vojsavë  Kastrioti

Boksa Dukagjini,

Marie Dukagjini,

Serafina Topia.

Gjatë shekujve të robërisë turke në viset shqiptare janë shquar edhe emra luftetaresh, disa nga të cilat tashmë i përkasin traditës gojore, sikur Nora e Kelmendit, Nora Kola, Mara e Tërbaqit, etij

Mrika, motra e Gjonit, (baladë e rinjohjes së motrës me vëllanë)

Janë të njohura për trimëri, vashat e Kurbinit në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Po ashtu një trimëri kolektive kanë treguar edhe gratë e krahinës së Sulit, suljotet arvanitase, në krye me trimëreshën, Bubulina Laskaria.

Një femër me karakter burri, hakmarrëse dhe luftarake ka qenë edhe  Shanisha Tepeleni, apo Hankoja nëna e Ali Pashës.

Në atë kohë një ndikim në Pallashëkun e janinës kishte edhe Vasiliqia, bashkëshortja e Ali Pashë Tepelenës,

Në botën intelektuale shqiptare të kohës së Rilindjes Kombëtare njihet edhe princesha rumune me origjinë shqiptare, Elena Gjika  (Dora D’ Istria). Në luftën për çlirimin e Shqipërisë njihej edhe Tringa Smajli,

Pastaj Hajrije Garria, motra e Halilit dhe e Mustës, e cila ndëshkon burrin dhe të birin për shkak të tradhtisë.

Marigo Posio,është e njohur si femra që brenda natës qëndisi shqiponjën  në flamurin kombëtar, me të cilin Ismail Qemali  shpalli Pavarësisnë e Shqipërisë.

 

Edhe në luftë kundër pushtimit turk femra shqiptare  mori pjesë me shpatë në dorë. Janë të njohura trimëreshat si: Nora e Kelmendit, Tringa Smajli etj. Në luftë kundër pushtimit serb u shquan, Qerime Halili nga Radisheva e Drenicës, e cila prej vitit 1924 e deri në vitin 1927 ishte edhe udhëheqëse e luftëtarëve dhe çetave popullore shqiptare në Drenicë e më gjerë pas rënies së kryetrimit të luftës çlirimtare kundër mbretërisë okupatore despotike serbe, Azem Bejtë Galica.

Në luftë kundër forcave masakruese bullgare në Iliridë, në Malësinë e Gostivarit, në kohën e luftërave Ballkanike, në vitin 1913, u shqua Sulltane Qafa e cila ra trimërisht në mbrojtje të nderit dhe të familjes.

Në luftë kundër ripushtimit serb të Kosovës u shqua heroina Marie Shllaku, të cilën regjimi komunist titist-jugosllav, e dënoi me vdekje-pushkatim.

Një femrës  jo sa duhet e njohur ndër ne është edhe Gjystina Shkupi, infermiere dhe luftëtare në luftën e Spanjes së viteve 1937-1939 së bashku me shumë luftëtarë shqiptarë, si Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada e shumë të tjerë.

Një rol të rëndësishëm zë kontributi i femrës shqiptare në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Edhe në periudhën e pas luftës në Shqipëri femra shqiptare ishte inkuadruar në të gjitha poret e zhvillimit të Shqipërisë dhe merrte pjesë aktive në të gjitha proceset e ndërtimit të vendit, në arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm kombëtar.

Pas luftës së Dytë Botërore në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe në viset e tejra shqiptare, sado që të mbetuar nën okupimin e RSFJ-së, fillon emancipimi dhe arsimimi i femrës, pothuajse në të gjitha fushat e jetës së organizuar shoqërore, arsimore edukative por edhe sociale e politike.

Të drejtat e femrave u sanksionuan me kushtetutë dhe regjimi komunist mori një varg masash për ta çliruar atë nga vargonjtë shekullorë, ku e kishte katandisur patriarkalizmi, feja dhe reaksioni.

Deri në kohën e regjimit komunist nuk kishte femra në Parlament as në Qeveri.

Disa nga femrat dëshmore  në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare:

Persefoni Kokëdhima

Bule Naipi,

Zoja Çure,

Liri Gera,

Shejnaze Juka,

Sado Koshena,

Emine Peza,

Inajete Dumi,

Shejnaze Juka,

Margarita Tutulani,

Nimete Progonati,

Penelopa Pirro,

Qeriba Deri,

Ganimete Tërbeshi

Ibe Palikuqi,

Qybra Sokoli,

Fato Berberi,

Ylbere Bylykbashi,

Olga Pëllumbi,

Qybra Sokoli,

Hilmie Kosturi, etj.

Femra martire pas luftës:

Marta Tarazhi,

Emine Baja,

Prena Tarazhi,

Mrikë Lokja,

Shkurte Cara,

Dile Marku, etj.

Femra të njohura të jetës shoqërore politike, ushtarake

Nexhmije Xhuglini-Hoxha,

Bije Vokshi,

Vita Kapo,

Liri Belishova,

Fiqrete Shehu,

Liri Gega,

Liri Belishova,

Liri Gjoliku,

Vahide Hoxha,

Drita Dobroshi,

Zoga Dega.

Femra në organizime patriotike dhe luftë kundër sundimit serb  në Kosovë (1945-1999)

Marie Shllaku, e pushkatuar,

Fetije Dragusha, e zhdukur me burrin e saj Ismail Dragusha dhe foshnjen 6 muaj në vitin 1948.

Të dënuara  me burg si pjesëtare të NDSH-së:

Katarina Josipi,

Melihate  Çuni,

Elfete Humolli, e martirizuar nga policët e Serbisë në vitin 1989.

Femra të dënuara prej një deri në 13 vjet burg nga regjimi titist në vitin 1981:

 

Ajshe Gjonbalaj,

Kadrie Gashi,

Gjylë Krasniqi,

Drita Kuçi,

Trandelina Labenishti,

Flora Brovina,

Mirvete Dreshaj,

Teuta Hadri,

Femra luftëtare dhe dëshmore të UÇK-së

Hidajete Jashari,

Sala Jashari,

Igballe Jashari

Adile Jashari,

Zahide Jashari,

Elheme Jashari.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Fatime Hetemi,

Antigonë Fazliu,

Luljetë Shala,

Hyrë Emini,

Mukadeze Lika,

Myrvete Maksutaj…

Gjylsere Sahiti

Lumie Raka,

Jehonë Raka,

Melihate Rama,

Serbeze Gashi

Fatime Bazaj,

Hadije Spahiu,

Afërdita Spahiu,

Njomëza Lipaj…

Femrat humaniste, krijuese  dhe aktore të botës shqiptare:

Goxhe Bojaxhiu, Nëna Tereze

Sevasti Qiriazi,

Parashqevi Qiriazi,

Myseme Kokallari,

Nermine Vlora – Fallanski,

Donika Omari,

Elena Kadare,

Adelina Mamaçi,

Besa Imami,

Roza Anagnosti.

Natasha Lako etj

Tinka Kurti,

Violeta Manushi,

Drita Pelingu,

Margarita Xhepa,

Marie Logoreci,

Melihate Ajeti,

Dhorkë Grabocka,

Esma Agolli

Eglantina Kume,

Luiza Xhuvani,

Leze Qena,

Yllka Mujo.

Marika Kallamata,

Rajmonda Bulku,

Syzana Zekthi,

Valbona Çoba etj.

 

Emrat e prezantuar në këtë shkrim nuk përfaqësojnë në tërësi botën femërore shqiptare, por vetëm disa segmente më të njohura, ku femrat ilire, arbërore, shqiptare kanë lënë gjurmë në historinë e  së kaluarës.

 

Literatura:

Historia e Popullit shqiptar, Tiranë 1968.

Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933

Feniksët e lirisë 1-16, Prishtinë.

Yje të Pashuar, Tiranë.

Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985.

Luftëtarë të NDSH-së 1945-1950.

Teta Hadri -“Leksikoni i Grave të Lëvizjes Ilegale për Çlirim” 2012.

Vikipedia e lirë. 

/radiokosovaelire.com/