Diplomatët shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë nga Gjermania naziste

Diplomatët shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë nga Gjermania naziste

212
0
SHPËRNDAJE

Dita e Kujtesës ndaj Holokaustit shërben jo vetëm për të kujtuar viktimat e kësaj tragjedie njerëzore, por edhe të gjithë ata që u përpoqën me sa mundnin të shpëtonin hebrenjtë nga kjo tragjedi. Edhe diplomatët e huaj patën rolin e tyre të padiskutuar në këtë histori duke shërbyer në vendet ku banonte një popullsi e madhe hebreje.

Figura të shquara të diplomacisë shqiptare të gjysmës së dytë të viteve ’30-të, si përfaqësues të një populli që vazhdimisht mbështeti dhe mbrojti hebrenjtë nga persekutimi nazist, duke tejkaluar detyrën e një diplomati bënë çmos të krijonin hapësirat e duhura për mbërritjen në Shqipëri të hebrenjve që kërkonin të largoheshin nga Gjermania naziste. Një ndër to ishte edhe Rauf Fico, Ministër Fuqiplotë i Mbretërisë Shqiptare në Berlin në vitin 1939.