CIA citon, SERBËT NXITËN PËRÇARJEN E SHQIPTARËVE MË 1953

CIA citon, SERBËT NXITËN PËRÇARJEN E SHQIPTARËVE MË 1953

462
0
SHPËRNDAJE

CIA: Ja si serbët nxitën përçarjen e shqiptarëve më 1953, përplasjet e Xhafer Devës me Dushan Mugoshën dhe si UDB eliminoi kundërshtarët e Jugosllavisë.

Serbët ishin ata që nxitën përçarje mes shqiptarëve pas rrëzimit të Gjermanisë.

Gazeta publikon pjesën e dytë të dokumentit të deklasifikuar nga CIA, ku tregohen përplasjet që ndodhnin në Kosovë. UDB nisi të eliminonte të gjithë Shqiptarët që i dilnin kundër regjimit jugosllav, ndërsa tregohen dhe sulmet e Dushan Mugoshës ndaj Xhafer Devës.

Janar 1953

Minoriteti shqiptar në Jugosllavi

(Vazhdim nga numri i mëparshem)

Në një vend ku kryhen krime të tilla të tmerrshme është e kotë të flitet për liri. Por ngjarjet flasin vetë. Për shembull, kur po përgatiteshin zgjedhjet e përgjithshme, në mbrojtje të lirisë së votës në Kosovë, autoritetet sllave organizuan nga takim në Prizren me delegatë të zgjedhur në mënyrë selektive, të cilët nënshkruan një deklaratë që thoshte se “populli i zonave shqiptare me vullnetin e tij kërkon të mbetet brenda kufijve të Jugosllavisë.

Kur gjatë zgjedhjeve njerëzit pyesnin emisarët politikë se përse nuk kishte kuti votimi shqiptare, ata i përgjigjeshin: “Nuk ka përse duhen. E gjithë bota e di se Enver Hoxha, Tito he Stalini janë një e vetme.

Nuk do të ketë kufij ndarës mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Ne jemi bërë vëllezër nga gjaku që kemi derdhur së bashku. Asgjë nuk od të na ndajë më”. Panorama e situatës kritike të krijuar në 1944, mund të kuptohet edhe nga deklaratat e bëra nga anëtarët e organizatave sekrete ancionalsite pas arrestimeve të tyre. Anëtarët e grupit të Halim Spahiut, ish-kreu i bashkisë së Prizrenit, u arrestua në korrik 1945. Një nga anëtarët e tij kishte me vete një listë me 72 emra.

Pas hetimeve që zgjatën afro një vit, 6 nga 72 emrat, ishin ekzekutuar, mes tyre dhe Halim Spahiu, Tahir Deda dhe Rexhep Kabashi. Tetë persona të tjerë emrat e të cilëve shin gjithashtu në listë, morën dënime të ndryshme burgimi.

Një grup mësuesish të drejtuar nga Dr. Sulejman Lleshi nga Tirana, u arrestuan në Gjakovë, dhe 12 nga anëtarët u dënuan me kohë të ndryshme burgimi.Më 11 gusht 1946, të burgosurit e burgut të Peçit, tentuan një arratisje. Për fat të keq ata u kapën dhe për këtë, Sulejman Lleshi, Skënder Curri, Murtesa Kryeziu, Bajram Shllaku dhe dhjetë të burgosur të tjerë u vranë.

Anëtarët e grupit nacionalist të Prishtinës, mes tyre Gjon Sereqi nga Ferizaj dhe Sulejman Aliu nga Przreni, u arrestuan në pranverën e vitit 1945. Anëtarët e grupit nacionalist të drejtuar nga At Bernadin Llupi nga Peçi, u arrestuan në verën e 1946. At Llupi kishte ruajtur kontakte me profesor Ymer Berishën, kreun e forcave nacionaliste në Jugosllavi, ku Ndue Përlleshi ishte agjent ndërlidhjeje.

Anëtarë të tjerë të grupit të At Llupit ishin Marije Shllaku dhe mësuesi Gjergji Martini, të dy nga Shkodra, të cilët u vranë gjatë një përpjekje me partizanët. Ata ishin agjentë ndërlidhjeje mes nacionalistëve të Shkodrës dhe Gjakovës, Prizrenit e Prishtinës.

Lidhjet me Kosovën

Të gjitha organizatat sekrete dhe degët e tyre lokale në vitet 1945-1947 tentuan të ruanin lidhjet me liderët që po fshiheshin në Kosovë. Në këtë mënyrë organizata e Halim Spahiut ruajti lidhjet me Ymer Berishën dhe Muharrem Bajraktarin, kurse organizata e Sulejman Lleshit qëndroi në kontakt me Ymer Berishën dhe Jup Binjakun. Binjaku nga ana tjetër kishte krijuar kontakte dhe koordinohej me grupin e Dem Ali Pozhanit.

Aktivistë të tjerë nacionalistë në atë kohë ishin Pashuk Biba, Ndoc Mirajak, Luan Gash, Abdyl Hensini, Mulla Idrizi. Person kontakti për organizatat e Vitinës, Kamenicës dhe Preshëves ishte Sul Hoti. Nacionalistët që po prisnin ndihmë nga jashtë, por kjo ishte e vështirë të realizohej.

Më 6 gusht 1946 një takim mbajt mes përfaqësuesve nacionalistë dhe liderit të rezistencës kosovare Ymer Berisha. Delegatët e grupeve nacionaliste ishin Pashuk Bib Mirakaj, Ndoc Kol Mirakaj dhe Nik Sokoli. Por për fat të keq agjentët e forcave komuniste jugosllave të sigurisë OZNA zbuluan vendtakimin dhe sulmuan për arrestimin e pjesëmarrësve.

Gjatë përleshjes humb jetën figura kryesore e lëvizjes nacionaliste anti-komuniste profesor Berisha, ndërsa liderë të tjerë u vranë në Shqipëri, përfshi dhe Jup Kazazin dhe Mark Gjonmarkaj. Gjatë gjyqit të mbajtur në Shkup 1946 ndaj anëtarëve të organizatave të nacionalistëve shqiptarë, u bë e qartë se dhe shqiptarët e Maqedonisë ishin po aq aktive për kauzën sa dhe shqiptarët e Kosovës.

Organizata nacionaliste e Shkupit drejtohej nga Azem Morava dhe kapiten Hysni Rusi. Asnjë në Kosovë nuk ishte dënuar për pjesëmarrje në organizata monarkiste, pasi të gjithë konsideroheshin anëtarë të organizatës së Xhafer Devës. N

ë raportimet e tij për Partinë Komuniste të Beogradit, Dushan Mugosa i përshkruante kosovarët si anëtarë të Ballit Kombëtar, dhe si të tillë ata janë konsideruar në gjyqet jugosllave. Mugosha arrinte në këtë konkluzion të cekët prej faktit se kishte disa grupe kosovarësh mes ndjekësve të Xhafer Devës në Shqipëri, që e quanin veten Ballistë.

Në Shqipëri, Deva kishte kontakte me Mehdi Frashërin, Ali Këlcyrën, Abaz Ermenin dhe Vasil Andonin. Kjo pasi, para vitit 1948 këta të katërt dhe ndjekësit e tyre konsideroheshin nga jugosllavët me parime të njëjta politike si të Ballit Kombëtar.

Propaganda

Menjëherë pas konsolidimit të pushtetit komunist në Kosovë, ata nisën një fushatë të gjerë propagande me fletushka dhe takime indoktriminimi në të gjithë rajonin. Ata që nuk merrnin pjesë në takimet akuzoheshin për sabotazh, rriheshin dhe demaskoheshin publikisht, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të OZNA.

Popullsia ishte e detyruar të demonstronte në mbështetje të masave kundër “sabotatorëve” dhe kushdo që ndërpriste ceremonialet e demaskimit dënohej bashkë me të burgosurit. OZNA, e cila më vonë njihej si UDB, u bë gjithnjë e më aktive në vitin 1946 me vrasjet dhe zhdukjet e shumë personave.

Nga ana tjetër edhe shqiptarët ishin aktivë në krijimin e organizatave sekrete, por meqenëse ende nuk kishte ligje që dënonin individët e pakënqur me regjimin, OZNA i fuste në kurth si kriminelë politikë. Në rastet kur kjo nuk ishte e mundur, individët akuzoheshin se i përkisnin organizatave politike dhe dënoheshin nga gjykatat rajonale me gjashtë muaj deri në një vit punë të detyruar.

Drejtuesit e këtyre gjyqeve ishin agjentë sekretë të emëruar posaçërisht për këtë qëllim. Situata e kosovarëve nuk kishte qenë kurrë më e rrezikshme dhe serioze sa në vitet 1944-1948, kur alternativat e tyre të vetme ishin vetëvrasja ose pranimi i zgjedhës komuniste të Jugosllavisë. Gjatë kësaj periudhë kishte tre herë më shumë shqiptarë në burgjet e vendit, sesa sllavë. Në burgjet e Kosovës kishte rreth 6000 të burgosur.

Burgu më i madh, ai i Prishtinës kishte rreth 1000 të burgosur, ndërsa një tjetër burg edhe më i madh është në ndërtim. Burgu më i madh i Serbisë është në Nish dhe ka aktualisht rreth 5000 të burgosur nga të cilët rreth 4000 janë shqiptarë. Aty shpirtit të të burgosurve i jepet formë me anë të torturave të të gjitha mënyrave, me qëllim thyerjen e patriotizmit të kosovarëve.

Ndërsa në burgjet e Mitrovicës në Pozarevaç e Kragujevaç, katër të pestat janë shqiptarë. Në burgun Idrizov në Shkup më shumë se gjysma janë shqiptarë, të cilët trajtohen nga rojet maqedonase po aq keq sa dhe kosovarët.

Situata ekonomike deri në 1948

Sipas udhëzimeve të ekonomisë komuniste, partizanët nisën në 1944 kolektivizimin e bujqësisë, çka varfëroi edhe më shumë popullatën.Fshatarët u bënë indiferentë ndaj punës dhe prodhimit. Kafshët bujqësore u morën nga shtëpitë e fshatarëve, ashtu si dhe drithërat deh prodhimet e tjera të kursyera.

Pasi qeveria sekuestronte pjesën e saj të prodhimit ushqimor, lëshonte një deklaratë ku lejonte fshatarët të shisnin mallra e tyre të mbetura në tregun e lirë. Zakonisht dita e parë e tregut shkonte qetësisht, ndërsa në ditën e tyre vinte milicia që merrte emrat e tregtarëve dhe sekuestronte mallrat e tyre me justifikimin se nuk kishin lejet përkatëse.

Të rinjtë kosovarë detyroheshin të punonin në projektet e ndërtimit si kanale, rrugë e hekurudha, ose në rindërtimin e Beogradit. Ndërsa të gjitha projektet e ndërtimit në Kosovë nuk ishin në dobi të kosovarëve. Ndërtesat e reja ishin për zyrtarët serbë ose malazezë. Për këta të fundit rezervoheshin vende të zgjedhura pune në administratën e qeverisë, në polici apo kapacitete të tjera mbikëqyrëse. Shqiptarët preferonin më mirë punën në miniera sesa në fusha, për t’i shpëtuar taksave mbi prodhimin bujqësor.

Mijëra shqiptarë punonin në minierat e Trepçës, Zemunics, Golesit, Gjakovës. Që prej ardhjes në fuqi të komunistëve e deri prishjen e tyre me bllokun sovjetik, në Kosovë u mbajt premtimi për shkollat në gjuhën shqipe, edhe pse këto mezi toleroheshin nga sllavët. Në fillim, sipas premtimeve të dhëna, gjuha zyrtare do të ishte shqipja, por toleromi ka hasur shumë pengesa në mars dhe prill 1945.

Serbët pretendonin se gjuha shqipe kishte shumë mangësi teknike sidomos në anën administrative dhe perfeksionimi i saj do të kërkonte kohë dhe harxhime të shumta. Kështu që serbishtja mbeti gjuhë e administratës. Disa mësues të Shqipërisë që kishin ardhur në Kosovë u eliminuan gradualisht pas vitit 1945, me përjashtim të atyre që iu servilosën autoriteteve serbe.

Mes mësuesve të dënuar me vdekje si anëtarë të organizatave nacionaliste ishin Bedri Gjinaj profesor i Normales së Gjakovës, Sylejman Lleshi, Skënder Curri dhe Myrtesa Kryeziu, gjithashtu në Gjakovë. Profesor Gjon Sereqi i lindur në Ferizaj u largua në mal por u kap më vonë nga OZNA. Eliminimi i profesorëve shqiptarë në Kosovë u bë me miratimin e plotë të Enver Hoxhës. Për të krijuar përshtypjen se po krijoheshin rrethe të reja arsimi, u hapën kurse të reja pedagogjike, bujqësore, teknike, tregtore apo muzike, të gjitha në gjuhën serbe.

Autorizimi me ligj i gjuhës shqipe në Kosovë u bë çështje serioze pas vitit 1948, kur Jugosllavia u prish me bllokun sovjetik dhe rrjedhimisht dhe me Shqipërinë, pasi kjo e fundit nisi një fushatë të ashpër propagande në radio dhe në shtyp, në mbështetje të shqipes, edhe pse më parë kur ishin aleatë regjimit Hoxhës kishte ndihmuar në shtypjen e kosovarëve. Si rezultat popullatës iu lejua të bënin kërkesat apo peticionet në administratën lokale në gjuhën shqipe.

Por gjithsesi autoritetet e zyrave ishin serbë dhe sa herë i nevojitej justifikoheshin se nuk kuptonin gjuhën shqipe, duke shkaktuar vonesa dhe dështime të panumërta. Kur një grup studentësh shqiptarë prezantonin një projekt që donin ta prezantonin në gjuhën shqipe, nxirreshin lloj-lloj pretekstesh të fabrikuara për ta ndaluar. Zyrtarët e partisë deklaronin se parimisht materialet ishin të ligjshme por kishte mungesa materialesh apo subjekti i prezantimit nuk ishte i përshtatshëm me ideologjinë komuniste.

Situata aktuale politike

Duke kuptuar natyrën e vërtetë të ideologjisë dhe taktikave sovjetike, jugosllavët e shihnin se Stalini po vinte në jetë planet e dominimit sovjetik në Shqipëri me anë të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Dënimi me vdekje i komunistit pro-serb shqiptar Koçi Xoxe ishte një sinjal i ndryshimit të kursit të varësisë ndaj Jugosllavisë.

Gjithashtu Shqipëria po tregonte keqardhje tani për Kosovën, të cilën e kishte braktisur në mëshirën e sllavëve që në 1946. Shqiptarët që jetonin në Kosovë, në perëndim të Maqedonisë dhe në Malin e Zi e njihnin stilin jugosllav të komunizmit. Regjimi komunist i Tiranës po nxiste mosmarrëveshje mes popullit të Kosovës, tani që kishte prishur marrdhëniet me Jugosllvinë.

Gjithashtu regjimi i Beogradit po organizonte kosovarët kundër Enver Hoxhës, edhe pse vetë e kishte sjellë atë në pushtet. Kosovarët do të luftojnë në të ardhmen ashtu si në të shkuarën për bashkimin me vendin amë, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse Shqipëria mbetet në orbitën e vendeve të Botës së Lirë.

Prej vitit 1948 e tutje, kosovarët që punonin për bashkimin me Shqipërinë, tashmë dënoheshin si mbështetës të sovjetikëve. Kështu ndodhi për shembull me Rifat Berishën nga Drenica, i cili në një moment të përshtatshëm politik arriti të bëhej president i Frontit Popullor të Kosovës (Kosmetit). Ai u arratis në mal por u rrethua në zonën e Istok dhe për të nuk u dëgjua më. Pas vdekjes së tij tre grupe nacionalistësh u arrestuan në Drenicë me akuzat se i përkisnin grupeve të drejtuara nga Berisha.

Ndërkohë Koçi Xoxe po punonte për përhapjen e propagandës pro-Tito në Shqipëri. Grupe njerëzish dërgoheshin nga kufiri verior në Shqipëri, për të kryer kontakte ose aktivitete propagande për shqiptarët e pakënaqur, që ata të largohen drejt Jugosllavisë. Shpeshherë zyrtarë ose punonjës shqiptarë merren peng dhe dërgohen në Jugosllavi për t’u marrë në pyetje, shumë prej të cilëve lirohen më vonë me pretekstin i gabimit të identitetit.

Prej vitit 1948 të gjithë të larguarve nga regjimi i Hoxhës u jepet strehim në Jugosllavi. Propaganda jugosllave nxit shqiptart ta bëjnë këtë duke u premtuar mbrojtje dhe strehim, por në fakt shumë persona të larguar janë zhdukur pa asnjë gjurmë, siç është rasti i Mark Bibë Vokrit dhe rreth pesëdhjetë njerëzve të tij. Vetëm në fund të vitit 1949 refugjatët shqiptarë nisën të priteshin si emigrantë, por shumë prej tyre iu dhanë armët për t’u rikthyer në SHqipëri për të luftuar në grupet e rezistencës kundër regjimit të Hoxhës.

Por edhe regjimi në Shqipëri ka bërë infiltrimet e tij në kufirin jugosllav. Një nga këto grupe, ai i drejtuar nga Shaban Braha në 1951, hasi në trupat e UBD pranë Prizrenit dhe u eliminua i gjithi. Pas vitit 1948, kishte disa kosovarë në Shqipëri që dëshironin të ktheheshin në vendin e tyre.

Por ata që ktheheshin burgoseshin e torturoheshin. I tillë ishte rasti i Ndrue Preng Bajraktarit që u kthye bashkë me gjashtë të tjerë, i bindur se Jugosllavia ishte bërë një vend demokratik. Por ata u arrestuan të gjithë dhe u dënuan me gjashtë vjet burgim për bashkëpunim me italianët në vitet 1941-1943.