Poezia e vitit 1931 që profetizoi ardhjen e komunizmit në Shqipëri

Poezia e vitit 1931 që profetizoi ardhjen e komunizmit në Shqipëri

374
0
SHPËRNDAJE

Një ndër personat që vuajti më shumë gjatë komunizmit ishte një klerik dhe shkrimtar, Imzot Vinçenc Prennushi i cili, para se komunizmi të vinte, shkroi poezinë e mëposhtme të cilën e botoi në vëllimin e tij poetik “Gjeth e Lule”.

Poezia është marrë nga ky ribotimi i këtij libër libër nga françeskanët shqiptarë, Shkodër 2006:vincenc-prennushi-ipeshkev

Rri me ne

 

Të bijt e bujarve
Prej lterit u shkputen;
Përbuzen fenë e t’Parve,
Ma Zotit s’i luten;
N’gojë tyne s’ndien tjeter
Veç t’shame e m’ket dhe
O Zot asht kah erret:
Rri pra, rri me ne.

 

Rri e folna ti fjalen
Që boten përtrini
Masi po e shef valen
Se deri ku mrrini:
Ah! vala e dyshimit
Përpin shum n’ket dhe!
O Zot ka ra terri,
Rri, pra, rri me ne.
Der foshnjeve t’shkreta
S’druen lakun m’u a ngrehun;
N’sa shtigje ka jeta,
Shumë gjarpni rrin mshehun!
Ka marrë qiella pezem,
Na matet me rrfe:
O Zot, na mbloi terri:
Rri, pra, rri me ne.