JANICA MARTINAJ, KRYENGRITËSJA 22 VJEÇARE, ËSHTË ZHANË DARK A SHQIPTARE,SHKRUAN LE PETIT...

JANICA MARTINAJ, KRYENGRITËSJA 22 VJEÇARE, ËSHTË ZHANË DARK A SHQIPTARE,SHKRUAN LE PETIT JOURNAL 1911

708
0
SHPËRNDAJE

Janica Martinaj, që zë vendin e të atit dhe lufton kundër turqve në betejën e Vraninës.

Përveç historisë së vajzës, artikulli i kushton rëndësi edhe figurës së shqiptarëve, të cilët përshkruhen si të bukur dhe të talentuar…

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Prill 2018

Le Petit Journal (Supplément Illustré) ka botuar, të dielën e 28 majit 1911, në ballinë, gravurën e shqiptares Janica Martinaj, kryengritëses 22 vjeçare, të cilën gazeta franceze nuk ka nguruar ta krahasojë asokohe më Zhanë d’Ark-ën.Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, shpjegimin e kësaj gravure :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 Shpjegimet e gravurave tona.

Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare

Një luftëtare e sapo zbuluar në kryengritjen shqiptare.

Janica (Zhanë) Martinaj është vajza e një bajraktari. Pas vdekjes se babait të saj, gjatë një përleshje, djali më i rritur u thirr për ta zëvendësuar. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar ishte vetëm tetë vjeç. Çfarë duhej bërë atëherë ?

– Më ndiqni ! bërtiti Janica, pasi kishte mbledhur ushtarët e babait të saj – unë do t’ju çoj drejt fitores.

Dhe Zhanë d’Ark-a shqiptare, 22 vjeçare, vërshoi drejt armikut.

Janica është shtatlartë dhe e fortë. Bukuria e saj magjeps kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër, të praruar me argjend dhe fildish, ajo drejton operacionet me një guxim të rrallë.

Dhe, këto ditët e fundit, e pamë atë, në krye të kryengritësve që ajo udhëqeh, të sulmojë fortifikimet osmane dhe të detyrojë arratisjen e  ushtarëve të sulltanit

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France