GJERGJ KONSTANDINI, SHQIPTARI QË MBAHEJ NË SHBA SI PERSONI MË I...

GJERGJ KONSTANDINI, SHQIPTARI QË MBAHEJ NË SHBA SI PERSONI MË I VEÇANTË NË BOTË PËR SHKAK TË TATUAZHEVE NË GJITHË TRUPIN

1007
0
SHPËRNDAJE

Do të ishte për të ardhur keq nëse shoqëritë e kulturuara të Vjenës do ta humbnin këtë mundësi dhe, për shkak të indiferencës së tyre, të mos i lënë shkencëtarët e huaj që të bëjnë studimin e thelluar të këtij rasti të mrekullueshëm.

Sipas rrëfimit së tij, burri quhet Gjergj Konstandini, është 43 vjeç, beqar dhe me origjinë shqiptare.

Përveç gjuhës së tij amtare (grekes) ai flet rrjedhshëm arabisht dhe persisht dhe (edhe pse jo rrjedhshëm) frëngjisht, italisht, anglisht dhe gjermanisht. Kjo gjë u konfirmua nga Dr. Pollak, dikur mjek personal i Shahut të Persisë, dhe nga gjuhëtari i ditur i gjuhëve orientale, Profesor Müller.

Ai (Gjergji) tregon historinë e tatuazhit të tij, njëfarësoj si më poshtë: Pesë vjet më parë ai dhe 11 shokë të tij formuan një kompani për të bërë tregti ari me tartarët kinezë dhe, përveç kësaj, merreshin edhe me shitjen e armëve te rebelët lokalë. Kur rebelët u mposhtën, Konstandini dhe shokët e tij u burgosën nga tartarët fitimtarë.

Nëntë prej shokëve të tij u masakruan, por ai dhe dy të tjerë u dënuan për të vuajtur “torturën e tatuazheve” në mënyrë që ata të shënjoheshin për jetën. . . [1]

“Vetëm unë nga të gjithë njerëzit, i kam mbijetuar torturës së tatuazheve dhe unë jam e vetmja qenie njerëzore e llojit tim, në të gjithë botën. Por, unë jam i vetmi dhe i fundit i racës sime. Në mua, gjaku i Konstandinit të Madh, perandorit të parë të krishterë të botës romake, rrjedh si pikë e fundit, derisa ajo të thahet përgjithmonë.” [2]konstnatini-shba

_________

[1] Titulli: Tattoo history: a source book : an anthology of historical records of tattooing throughout the world
Autori: Steve Gilbert
Botues: Juno Books, 2000

[2] Titulli: Art, sex and symbol: the mystery of tattooing
Autori: R. W. B. Scutt, Christopher Gotch
Botues: A. S. Barnes, 1974